Viktima Klarita Ismalaja

Kronikë

Fushë-Krujë/ Vrau dje gruan me thikë dhe më pas tentoi të vetëvritej, 51-vjeçarit i vihen prangat në spital

6 Korrik 2021, 09:25| Përditesimi: 6 Korrik 2021, 09:28

  • Share

KRUJË- 51-vjeçarit, Artan Ismalaja i janë vënë prangat në spital pasi ditën e djeshme vrau me thikë gruan e tij, Klarita Ismalaja. Ismalaja ndodhet në spitalin e Traumës në gjendje të rëndë shëndetësore, sepse pasi ekzekutoi bashkëshorten e tij për motive ende të paqarta, tentoi të vriste veten.

"Specialistët për Hetimin e Krimeve në Komisariatin e Policisë Krujë bënë arrestimin në flagrancë të shtetasit A. I., 51 vjeç, banues në Tiranë, (në ambientet e spitalit), pasi ditën e djeshme, në Bubq, Krujë, ka goditur me mjet prerës (thikë), bashkëshorten e tij, shtetasen K. I., e cila ndërroi jetë", njofton Policia.

51-vjeçari i shkaktoi shumë plagë bashkëshortes. Çifti që ishin prindër të dy djemve, ku më i madhi është 23-vjeç, jetonin prej vitesh në Tiranë. 51-vjeçari, Artan Ismalaja është me profesion kameraman dhe ka një biznes pranë Fakultetit të Inxhinierisë së Ndërtimit në kryeqytet.

B.K./ReportTv.al
Komento
  • Sondazhi i ditës:

    Vrasja e 14 vjeçarit, çfarë duhet të bëjë Shqipëria me TikTok e Snap Chat?