SPAK

Fusnin fara kanabisi nga Holanda në Shqipëri përmes Greqisë, GJKKO dënon me 13 vite e 6 muaj burg një prej kokave të grupit, Olgert Bamllari

3 Qershor 2022, 13:58| Përditesimi: 3 Qershor 2022, 14:05

  • Share

2 javë më parë nën akuzën për trafikim të lëndëve narkotike dhe grup të strukturuar kriminal, Apeli i GJKKO ka lënë në fuqi vendimin e shkallës së parë dhe 15 të pandehurit e arrestuar në kuadër të operacionit 'Limit' janë lënë në burg.

Gazetari i Report Tv Arsen Rusta raporton se Apeli ka konfirmuar dënimin me 13 vite e 6 muaj burg për një prej 'kokave' të grupit Olger Bamllari, i cili vijon të jetë në kërkim. Grupi është gjurmuar që prej dhjetorit të kaluar, ku pas arrestimit të Genci Bamllarit, xhaxhait të Olgerit, anëtarët e bandës i tremben një arrestimi të mundshëm.

Në datë 5 janar 2019 Olger Bamllari zhvillon një bisedë telefonike me xhaxhanë e tij në burg Genci Bamllarin, i cili i shpjegon se si ishte arrestuar duke aluduar se mund të jetë spiunuar nga dikush. Personat e përfshirë në këto grupe kriminale, duket se përdornin një aplikacion për të shmangur përgjimin e bisedave të tyre.

Hetimet të shtrira në një periudhë 3-vjeçare (2016-2019) kanë zbuluar edhe skemën si funksionin këto grupe kriminale. Në Holandë sigurohej fara e kanabisit, më tej kalonte tranzit në Greqi, dhe me ardhjen në Shqipëri bëhej edhe përpunimi në laboratorë të posaçme për kultivimin e lëndëve narkotike. Më tej, droga trafikohej në Greqi, Turqi dhe shtete të tjera të Bashkimit Evropian, ku këto grupe kriminale kishin ngritur rrjetin e vet të shpërndarjes së lëndëve narkotike të llojit kanabis e kokainë.

Të gjithë të dënuarit

1. Sokol Nesimi dënohet 15 vite burg, me gjykim të shkurtuar do kryejë 10 vite burg, për veprën penale "Trafikimi i narkotikëve" mbetur në tentativë, kryer në bashkëpunim në kuadër të grupit të strukturuar kriminal, "Kryerja e veprave penale nga organizata kriminale dhe grupi i strukturuar kriminal.
2. Andrea Caca dënohet me 14 vite burg, me gjykim të shkurtuar do kryejë 9 vite e katër muaj, akuzohet për veprat penale “Trafikimi i narkotikeve" mbetur në tentativë, kryer ne bashkëpunim në kuadër të grupit të strukturuar kriminal "Kryerja e veprave penale nga organizata kriminale dhe grupi i strukturuar kriminal".
3. Besjan Zenel dënohet me 12 vite burg, me gjykim të shkurtuar do kryejë 8 vite, akuzohet për veprën penale "Trafikimi i narkotikeve" kryer në bashkëpunim në kuadër të grupit të strukturuar kriminal.
4. Bilbil Shqalshi dënohet me 12 vite burg, me gjykim të shkurtuar do të kryejë 8 vite, akuzohet për veprën penale "Grupi i strukturuar kriminal”.
5. Eljon Jaho dënohet me 12 vite burg, me gjykim të shkurtuar do kryejë 8 vite, akuzohet për veprën penale "Trafikimi i narkotikëve" mbetur në tentativë, kryer në bashkëpunim në kuadër të grupit të strukturuar kriminal.
6. Emiliano Kalemi dënohet me 12 vite burg, me gjykim të shkurtuar do të kryejë 8 vite, akuzohet për veprën penale "Trafikimi i narkotikëve" mbetur në tentativë, kryer në bashkëpunim në kuadër të grupit të strukturuar kriminal.
7. Enkelejdi Sadik dënohet me 12 vite burg, me gjykim të shkurtuar do të kryejë 8 vite, akuzohet për veprën penale "Trafikimi i narkotikeve", kryer në bashkëpunim në kuadër të grupit të strukturuar kriminal
8. Kristo Çobaj dënohet me 12 vite burg, me gjykim të shkurtuar do të kryejë 8 vite, akuzohet për veprën penale "Trafikimi i narkotikëve", kryer në bashkëpunim në kuadër të grupit të strukturuar kriminal.
9. Aleksander Pepi (alias Aleksandër Bani) dënohet me 12 vite burg, me gjykim të shkurtuar do të kryejë 8 vite, akuzohet për për veprën penale "Trafikimi i narkotikëve", mbetur në tentativë, kryer në bashkëpunim në kuadër të grupit te strukturuar kriminal
10. Festim Çorbaxhi (alias Bajraktari) dënohet me 12 vite burg, me gjykim të shkurtuar do të kryejë 8 vite, akuzohet për për veprën penale "Trafikimi i narkotikëve", mbetur në tentativë, kryer në bashkëpunim në kuadër të grupit te strukturuar kriminal.
11. Hysni Sadiku dënohet me 9 vite burg, me gjykim të shkurtuar do të kryejë 6 vite, akuzohet për për veprën penale "Trafikimi i narkotikëve", mbetur në tentativë, kryer në bashkëpunim në kuadër të grupit te strukturuar kriminal.
12. Bektash Zenel dënohet me 8 vite burg, me gjykim të shkurtuar do të kryejë 5 vite akuzohet për për veprën penale "Kultivimi i bimëve narkotikëve", kryer ne bashkëpunim në kuadër të grupit të strukturuar kriminal.
13. Gjergji Muke dënohet me 5 vite burg, me gjykim të shkurtuar do të kryejë 3 (tre) vjet e 4 (katër) muaj, akuzohet për veprën penale "Moskallezimi i krimit".
14. Romeo Tare dënohet me 5 vite burg, me gjykim të shkurtuar do të kryejë 3 (tre) vjet e 4 (katër) muaj, akuzohet për veprën penale "Moskallezimi i krimit".
15. Rexhep Ipek dënohet me 12 vite burg, nga gjykimi i shkurtuar do të kryejë 8 (tetë) vjet burgim, akuzohet për veprën penale "Grupi i strukturuar kriminal”.

Në kërkim
Olger Bamllari
Aldo Nesimi
Besjan Balca
Drini Balca
Kristo Ruçi
Gjergj Çollaku

K.T./ReportTv.al
Komento
  • Sondazhi i ditës:

    Vrasja e 14 vjeçarit, çfarë duhet të bëjë Shqipëria me TikTok e Snap Chat?