Fusnin sende të ndaluara në Burgun e Drenovës, SHKBB çon në prokurori 5 policë burgjesh dhe një të dënuar

22 Shkurt 2022, 14:37| Përditesimi: 22 Shkurt 2022, 14:49

  • Share

5 policë të burgjeve dhe një i dënuar akuzohen se kanë futur sende të paligjshme në burgun e Drenovës në Korçës. Ata u referuan në prokurori nga Shërbimi i Kontrollit të Brendshëm të Burgjeve për “Korrupsion aktiv i personave që ushtrojnë funksione publike”, “Shpërdorim  i detyrës” ,“Mashtrim” dhe “Deklaratat e rreme përpara oficerit të policisë gjyqësore”.

Pas marrjes së sinjaleve se disa gardianë bashkëpunonin me të dënuarit duke futur sende të jashtëligjshme, SHKBB nisi hetimet gjatë 2022 ku arrti në identifikimin e 6 prej tyre të cilët i çoi në prokurori.

 1-"V.R.", i dënuar në IEVP Korçë për veprën penale të parashikuar nga neni 244 i Kodit Penal “Korrupsioni aktiv i personave që ushtrojnë funksione publike”

 2-"O.P.", punonjëse e Policisë së Burgjeve, për veprat penale të parashikuar nga neni 248 i Kodit Penal “Shpërdorimi i detyrës”, neni 305/b i Kodit Penal “Deklaratat e rreme përpara oficerit të policisë gjyqësore”, neni 143 paragrafi i dytë, i Kodit Penal “Mashtrimet” dhe 25 të K.Penal

 3-"A.XH.", punonjës i Policisë së Burgjeve, për veprat penale të parashikuar nga neni 248 i Kodit Penal “Shpërdorimi i detyrës”, neni 143 paragrafi i dytë, i Kodit Penal “Mashtrimet” dhe 25 të K.Penal

4-"O.T.", punonjës i Policisë së Burgjeve, për veprat penale të parashikuar nga neni 248 i Kodit Penal “Shpërdorimi i detyrës”, neni 143 paragrafi i dytë, i Kodit Penal “Mashtrimet” dhe 25 të Kodit Penal;

5-"A.SH.", punonjës i Policisë së Burgjeve, për veprën penale të parashikuar nga neni 248 i Kodit Penal “Shpërdorimi i detyrës” dhe 25 të Kodit Penal

6-"A.M.", punonjës i Policisë së Burgjeve, për veprën penale të parashikuar nga neni 248 i Kodit Penal “Shpërdorimi i detyrës” dhe 25 të Kodit Penal.

Hetimet vazhdojnë për dokumentimin me prova për shtetas dhe punonjës policie të tjerë të përfshirë. para tre ditësh edhe në burgun e Peqinit ka pasur kontrolle blic nga SHKBB ku u kapën 3 celularë, 3 karikues dhe 5 kaçavida.

Komento
  • Sondazhi i ditës:

    Vrasja e 14 vjeçarit, çfarë duhet të bëjë Shqipëria me TikTok e Snap Chat?