Fuste drogë në burgun e Drenovës, efektivi ishte nën vëzhgim prej disa kohësh! Ja ku e kishte fshehur kanabisin

22 Janar 2023, 15:14| Përditesimi: 22 Janar 2023, 15:15

  • Share

Mësohet se Nevis Ibrahimi kryente shërbim në regjimin e brendshëm të Burgut të Drenovës, por prej disa kohësh ishte mbajtur në kontroll nga shërbimet e tjera të burgut për shkak të sjelljes së dyshuar të tij. Vetëm ditën e sotme ishte urdhëruar kontroll i detajshëm i tij, ku në pjesën e të mbathurave i është konstatuar lënda e dyshuar kanabisativa e mbështjellë me një beze të bardhë në një sasi të madhe.

Polici është futur për tu kontrolluar në një dhomë të veçantë ndërsa kontrolli është bërë nga disa punonjës. E diela ka dhe fluksin e vizitave në këtë burg, gjë e cila mund të jetë përdorur nga efektivi i burgut si një mënyrë më e lehtë për të futur drogën, pasi kontrollet përqendrohen më tepër tek familjarët e të burgosurve. Nuk dihet ende nëse ky efektiv ka futur dhe më herët sende të ndaluara në këtë burg, por prej kohësh ishte urdhëruar nga organet drejtuese që të mbahej në surveim.

Pritet të peshohet sasia e drogës që ky polic tentoi të fuste në burg.


Lajmi kryesor:

Fuste drogë në burgun e Drenovës, arrestohet efektivi në Korçë! U kap me kanabis, ishte nën vëzhgim prej disa kohësh (EMRI)


SI.E./ReportTv.al
  • Sondazhi i ditës:

    Vrasja e 14 vjeçarit, çfarë duhet të bëjë Shqipëria me TikTok e Snap Chat?