BASEL - Kombëtarja e femrave të Anglisë është shpallur kampione e Europës për të dytën herë radhazi në futboll, duke triumfuar ndaj Spanjës në një finale dramatike që u vendos nga goditjet e penalltive.
Sfida e zhvilluar në një atmosferë të zjarrtë përfundoi në barazim 1-1, pas 120 minutash lojë. Spanja kaloi e para në avantazh në minutën e 25-të me anë të Mariona Caldentey, por Anglia barazoi në pjesën e dytë falë një goli të Alessia Russo, duke çuar takimin në kohë shtesë.
Pavarësisht përpjekjeve të të dyja skuadrave në vazhdime, rezultati mbeti i pandryshuar dhe gjithçka u vendos nga pika e bardhë e penalltive. Anglezet u treguan më të sakta, me Chloe Kelly që realizoi penalltinë vendimtare, ndërsa Spanja gaboi në tre nga katër goditjet e saj, duke i dhuruar titullin “Luaneshave”.
Ky është titulli i dytë radhazi i Kampionatit Europian për Anglinë e vajzave, duke barazuar një rekord të mbajtur më parë vetëm nga Gjermania. Kombëtarja e drejtuar nga Sarina Wiegman vazhdon të shkruajë historinë në futbollin europian të femrave.
ZVICËR - Kampionati Evropian i Femrave “UEFA Women’s EURO 2025” ka shënuar një tjetër pikë historike për futbollin e femrave, duke thyer rekordin e pjesëmarrjes me plot 657,291 spektatorë të pranishëm në stadiume përgjatë gjithë turneut.
Rekordi u konfirmua zyrtarisht nga UEFA gjatë zhvillimit të finales në 'St. Jakob-Park' në Basel, duke theksuar rritjen e jashtëzakonshme të interesit për futbollin e femrave në nivel ndërkombëtar. Ky numër tejkalon dukshëm shifrën e mëparshme prej 574,875 tifozësh, vendosur në edicionin e vitit 2022 në Angli.
Mbresëlënëse ishte pjesëmarrja në fazën çerekfinale, ku stadiumet mirëpritën një total prej 112,535 tifozësh, shifra më e lartë ndonjëherë për këtë fazë të turneut.
England ? Spain
— Standard Sport (@standardsport) July 27, 2025
? 5pm BST
? St Jakob-Park
? @sr_collings
Lionesses fans out in force in Basel for the Euro 2025 final!
LIVE: https://t.co/R1gcJb5lfo#ENGESP | #WEURO2025 pic.twitter.com/U9qjNw4LWV
Komente
