Futboll në kohë lufte, Toli: Frika ekziston, por ika nga Tirana në Ukrainë për karrierën! Dëmtimi i Qefaliajt i frikshëm

30 Gusht 2022, 14:39| Përditesimi: 30 Gusht 2022, 15:44

  • Share

Nga Superliga në Shqipëri 25 vjecari Ardit Toli këtë verë zgjodhi të vazhdonte karrierën me një skuadër Ukrainase. Transferimi drejt shtetit në luftë është guxim që pak prej futbollistëve do të rrezikonin. Ardit Toli rrëfen në Report Tv momentet e vendimit që mori. 

“Ajo që më bindi të vij këtu në Ukrainë është kampionati, që është shumë i fortë. Besoj se për të ardhmen do jetë më e mirë, pasi që i vogël kam patur qejf kampionatin gjerman dhe ishalla në të ardhmen të shkoj atje,”-u shpreh futbollisti i Vorslka Poltavës.

‘Vorskla’ është klubi i futbollit të qytetit të Poltavës, por për shkak të luftës ekipi grumbullohet në Uzhgurud, një qytet në perëdim të Ukrainës ku situata është e qetë.

“Kur je në një shtet ku ka luftë frika është normale, por që nga momenti parë kur kemi ardhur në këtë qytet ekipi na i ka siguruar të gjitha dhe ndihemi më mirë. Këtu ku jemi ne nuk ka rrezik. Normalisht frikë por jo rrezik,”-tha futbollisti i Vorslka Poltavës.

Pavarësisht se prej dy muajsh gjendet në Ukrainë një pjesë e futbollistit shqiptar ka mbetur te Tirana.

“Normalisht që e ndjekim Tiranën. Unë personalisht, Totre por edhe Seferi. Po s’patëm ndeshje do shohim Tiranën që luan, pasi flasim me të gjithë futbollistët atje. Jemi si familje dhe besoj se nuk do ndahemi kurrë,”-deklaroi futbollisti i Vorslka Poltavës.

Toli tregoi se ai dhe dy futbollistët e tjerë të transferuar këtë verë nga Tirana te Vorslka, Totre dhe Seferi, e përjetuan keq incidentin e futbollistit Klevi Qefalia që pësoi një dëmtim të rëndë në kokë kundër Egnatias dhe ende vijon të mjekohet në spital.

“Ajo që ndodhi me Qefaliajn ishte e frikshme. Po e ndiqnim ndeshjen dhe u frikësuam shumë. Shyqyr zoti e ndihmoi, doktorët po ashtu ishin super. Jemi shumë të lumtur që djali është mirë,”-u shpreh futbollisti i Vorslka Poltavës.

Ne.k.//ReportTv.al
Komento
  • Sondazhi i ditës:

    Vrasja e 14 vjeçarit, çfarë duhet të bëjë Shqipëria me TikTok e Snap Chat?