Futboll për bamirësi! Gazetarë, aktorë dhe piktor bëhen bashkë nga ambasada italiane në 'Selman Stërmasi'

11 Tetor 2022, 17:18| Përditesimi: 11 Tetor 2022, 18:51

  • Share

Me qëllim bamirësinë dhe me përkujdesjen e ambasadës italiane në Shqipëri janë zhvilluar këtë të martë disa ndeshje miqësore mes kombëtares së gazetarëve italianë, kombëtares së gazetarëve të Rai dhe ‘All Stars Albania’. Të ardhurat e këtij aktiviteti do të shkojnë për dy shoqata vullnetare të cilat operojnë në Shqipëri, ndërsa ata që morën pjesë thonë se e pranuan ftesën me kënaqësi.

“Lindi nga një takim i momentit me ambasadën italiane, me nazionale actori cantanti, që ka zhvilluar shumë derbi ‘del couri’, që janë aktivitete bamirësie. Vendosëm të bëhemi edhe në pjesë e këtij aktiviteti. U organizuam Brenda pak kohe, bëmë gjithë këta yje që janë gazetarë, aktorë të famshëm. Portieri është piktor që mos të mendoni se skemi marrë asnjë që ka lidhje me artin”, shprehet gazetari Alban Xhihani. 

“Unë e kam pranuar gjithmonë këtë lloj ftese sepse nuk është e para. Kemi bërë disa herë ndeshje të tilla dhe do ta bëj gjithmonë sepse është kënaqësi të bësh mirë dhe të luash futboll. E ndjek shumë”, thotë aktori Julian Deda. 

“Është gjithmonë mirë të bëhemi bashkë për aktivetet që shkojnë në favor të njerëzve me probleme, me vështirësi. Sa më shumë aktivitet të tilla të bëhen aq më mirë është”, tha Marin Mema, gazetar. 

Ambasadori i Italisë Fabrizio Bucci, një nga mbështetësit e aktivitetit, tha se këto ndeshje kanë vetëm fitues dhe jo humbës.

Sinkron Fabrizio Bucci, ambasadori i Italisë në Shqipëri: “Siç e dimë të gjithë skuadra është thelbësore. Të gjithë pjesëtarët janë të rëndësishëm e të gjithë punojnë për një qëllim të vetëm. Qëllimi i kësaj ndeshje futbolli ka një qëllim të rëndësishëm, pasi shumë monetare që do të mblidhet do shkojë për një akt solidariteti. Është një nga ato ndeshje ku sdo të ketë të humbur, pasi do të fitojmë të gjithë”

Paratë e arkëtuara nga ky aktivitet do shkojnë konkretisht për personat që vuajnë nga varfëria materiale dhe atyre në arsim.

Ne.k.//ReportTv.al
Komento
  • Sondazhi i ditës:

    Vrasja e 14 vjeçarit, çfarë duhet të bëjë Shqipëria me TikTok e Snap Chat?