Futbolli francez duket se është kthyer në një arenë boksi pasi në harkun e disa ditëve 3 ndeshje të Ligue 1 kanë percipituar në dhunë.
E fundit ndodhi të mërkurën në mbërmje në ndeshjen Onzhe-Marsejë, që u mbyll me rezultatin 0-0. Pas vërshëllimës së trefishtë të arbitrit tifozët miq thyen kordonin e rojeve të sigurisë dhe u futën në fushë ku më pas iu bashkuan edhe tifozët vendas, duke nisur një përleshje massive.
Për Marsejën kjo është hera e dytë që përfshihen në këto ngjarje gjatë fillimit të këtij sezoni sepse pak ditë më parë futbollisti Paje Paje u godit nga tifozët kundërshtar të Nisës dhe aty gjithçka u bë si në fushë-betejë.
Vlen të theksohet se e njëjta situatë u krijua edhe javën e kaluar në derbin verior midis Lensit dhe Lilës ku sërish protagonistë ishin tifozat e të dy palëve si në tribuna po ashtu edhe në fushën e blertë.