Kryeministri Rama duke ndjekur minutat e fundit të ndeshjes së bashku me Merkel, Theresa May dhe Erdogan

Sport

Futbolli “gozhdon” Theresa May, Merkel, Ramen, Erdoganin... Ja video

11 Korrik 2018, 23:48| Përditesimi: 12 Korrik 2018, 00:06

  • Share

Kryeministri Edi Rama ka postuar një video në profilin e tij në ‘Facebook’, ku ai se bashku me liderët europianë Theresa May, Merkel dhe Erdogan ndjekin minutat e fundit të ndeshjes midis Kroacisë dhe Anglisë.

Në përfundim të ndeshjes midis Anglisë dhe Kroacisë ku Anglia u mposht nga Kroacia me rezultatin 2:1 në gjysmëfinalen e Botërorit të Rusisë, Rama dhe Merkel ngushëllojnë May-n duke i vendosur dorën në shpatull.

“Kupa e Botës po vjen në Ballkanin Perëndimor, e bëtë diçka për Ballkanin Perëndimor”, tha duke qeshur Rama.

Rama ndodhet në Bruksel së bashku me liderët e tjerë në kuadër të samitit të NATO-s i cili u mbajt ditën e sotme por do të vijojë edhe gjatë ditës së nesërme.

Shikoni më poshtë videon e postuar nga kryeministri Rama:

 

Komento

Komente

  • Sondazhi i ditës:

    A jeni dakord me vendimin e gjykatës për detyrim paraqitje të Berishës?