Futbolli i femrave thyen rekord, mbi 91 mijë tifozë ndoqën ‘El Clasico-n’ mes Barcelonës dhe Real Madrid

31 Mars 2022, 16:58| Përditesimi: 31 Mars 2022, 16:59

  • Share

Ndeshja e kthimit çerekfinale e Champions League mes Barcelonës për femra dhe Real Madrid ka thyer rekordin botëror për tifozë në stadium. Në ‘Camp Nou’ ishin prezent 91.553 tifozë, të cilët dëshmuan fitoren 5-2 të ekipit katalanas.

Ky numër i jashtëzakonshëm për futbollin e femrave theu rekordin e finales së Botërorit për femra mes Amerikës dhe Kinës me 90.185 tifozë.

Sa i përket dy skuadrave futbolli dhe jo kombëtareve, rekordi mbahej nga ndeshja Atletico Madrid-Real Madrid në La Liga në 2019 me 60.739 tifozë. Ndërkohë ndeshja e mëparshme në Champions League për femra që mbante rekordin për tifozë ishte mes Lyon dhe FFC Frankfurt në Mynih në 2012 me 50.212 tifozë.

Ne.k./ReportTv.al
Komento
  • Sondazhi i ditës:

    Vrasja e 14 vjeçarit, çfarë duhet të bëjë Shqipëria me TikTok e Snap Chat?