Sport

Futbolli i sallës, kombëtarja shqiptare dy ndeshje radhazi në Tiranë kundër Danimarkës e vlefshme për Kampionatin Europian

27 Shkurt 2021, 20:50| Përditesimi: 27 Shkurt 2021, 20:52

  • Share

Ndeshja e dytë mes Shqipërisë dhe Danimarkës në futbollin e sallës e vlefshme për eleminatoret e Kampionatit Europian do të luhet në Tiranë më 4 mars.

FSHF bën me dije se kjo ka ardhur për shkak të masave kufizuese antiCOVID të përcaktuara nga autoritetet në Danimarkë si dhe për karantinën e detyruar për të gjithë personat që futen në territor.

Ndeshja fillimisht ishte parashikuar të luhej më datë 7 mars 2021, ora 15:00 në “Spar Nord Arena Slagelse” të Danimarkës, por tashmë është spostuar dhe do të luhet në Shqipëri.

Në këto kushte organizimi i ndeshjes në Danimarkë përballej me shumë vështirësi dhe pas diskutimeve u ra dakord që edhe ndeshja e kthimit të luhet në Tiranë.

Ndërkaq, ndeshja e parë e eliminatoreve të Euro 2022 Futsal mes Shqipërisë dhe Danimarkës do të luhet sipas programit paraprak, më datën 3 mars 2021, ora 19:00 në Parkun Olimpik të Tiranës.

E.M./ReportTv.al
Komento

Komente

  • Sondazhi i ditës:

    Nis fushata zgjedhore për 11 majin, si e parashikoni?