Futbolli i vajzave 4 muaj pa paga, trajnerja: FSHF fsheh të ardhurat! Reagon federata: S'kanë plotësuar dokumentet

7 Maj 2022, 14:10| Përditesimi: 7 Maj 2022, 15:42

  • Share

Futbolli i femrave në Shqipëri po prek fundin. Prej të paktën 4 muajsh Federata Shqiptare e Futbollit, ndonëse propagandon me të madhe, nuk i paguan vajzat që merren me këtë sport. Detyra e saj është vetëm të kalojë në llogari fondin e UEFA-s, pasi futbolli i femrave subvencionohet nga qeveria e futbollit europian, por FSHF edhe këtë nuk e bën.

E kontaktuar nga Report Tv një futbolliste e kampionatit tonë u shpreh se ‘që nga janari federata nuk pagaun pjesën e saj dhe çdo javë premton se kjo situatë do të marrë fund’.

Mirëpo kjo duket se është vetëm maja e ajsbergut. Një trajnere e ekipeve të femrave tha për ‘Report TV’ se ‘edhe kur jepen pagat janë shumë qesharake. Ajo thotë se UEFA i paguan futbollistet me 1200 euro në muaj, por FSHF në Shqipëri jep 100 apo 200 milekë të vjetra’. Sipas trajneres ‘vajzat kanë nisur të largohen nga futbolli dhe nëse vazhdohet me këtë situatë atëherë rrezikohet që futbolli i femrave të shkrihet’.

Në një sezon UEFA akordon 450 mijë euro për futbollin e vajzave ose 540 milionë lekë, por nëse nuk paguhen atëherë ku i dërgon paratë FSHF-ja? E kontaktuar nga Report TV "federata thotë se klubet kanë vonuar dokumentacionin bazik që nevojitet për alokuimin e fondit. Ka ndodhur vetëm më 4 maj dhe pavarësisht kësaj federata do përshpejtoj pagesat".

 

Ne.k.//ReportTv.al
Komento
  • Sondazhi i ditës:

    Takimet jashtë, mendoni se diaspora do marrë pjesë masivisht në votime?