ITALI - Këto janë orë ankthi dhe shqetësimi për Salvatore 'Totò' Schillaci (59 vjeç), pas shtrimit me urgjencë në spital.
Ish-sulmuesi sicilian, ndodhet i shtruar në spital, siç konfirmuan burime familjare përmes rrjeteve të tij sociale. Ende nuk dihet se nga se është shtruar me urgjencë, por gjendja është e stabilizuar.
“Duke pasur parasysh thirrjet e panumërta nga shumë gazeta dhe duke pasur parasysh lajmet e këqija që qarkullojnë, ju informojmë se Totoja jonë e dashur është në gjendje stabile dhe monitorohet nga një ekip mjekësh vazhdimisht natë e ditë. Go Totò”, thuhet në shënimin e familjes.
Totò Schillaci ka luajtur 16 ndeshje dhe ka shënuar shtatë gola për Italinë. Në karrierën e tij ai ka luajtur për Juventusin dhe Interin.