Mbrëmë nisi sezoni i ri në tre prej kampionateve elitare në Europë. Në Gjermani Bayerni “masakroi” Frankfurtin duke fituar 6-1 në transfertë ndërsa nuk gaboi Arsenali në Angli. Me fitore e nisi Lion në Francë.
Bayern Mynih e nis me spektakël sezonin e ri të Bundesligës. Kampionët në fuqi “masakruan” Eintrahtin në Frankfurt duke fituar 6-1 dhe duke marrë tre pikët e para. Mbrëmje perfekte për djemtë e Nagelsman dhe për Sadio mane që shënoi golin e parë në Bundesligë ndërsa dygolësh realizoi Musiala. Në ndeshjet e tjera të javës së parë që luhen sot spikat Dortmund-Leverkusen që nis në 18:30.
Edhe Arsenali e nisi me fitore Premier Leaguen për këtë edicion duke fituar derbin ndaj Crystal Palace 2-0 në transfertë. Sot zbresin në fushë për javën e parë në Angli Liverpool dhe Chelsea. Përveç Bundesligës dhe Premier League mbrëmë ngriti siparin edhe kampionati francez ku Lyon mundi 2-1 Ajaccio.
Përgatiti Andi Kapxhiu