Futbolli botëror në zi pas lajmit të hidhur për ndarjen nga jeta të futbollistit të njohur portugez Zhorge (Jorge Costa) Kosta, aktualisht drejtor teknik i klubit të Portos.
Ai u nda nga jeta në mënyrë të parakohshme, në moshën 53-vjeçare, pasi pësoi sot një atak kardiak, informon media.
Kosta ka qenë kapiteni i Portos në vitet kur fitoi gjithçka në Portugali e Europë nën drejtimin e Zhoze Murinjos. Së fundmi ishte kthyer në klub, por si drejtor teknik.
Ai po jepte një intervistë në mëngjesin e sotëm kur është ndjerë keq dhe ka rënë pa ndjenja. Kosta u asistua nga mjekët e klubit që ndërhynë edhe me defibrilator, derisa mbërriti ambulanca për ta dërguar në spital.
Pavarësisht përpjekjeve për ta mbajtur në jetë, nuk ia doli dot dhe ndërroi jetë. Zhorge Kosta kishte pësuar atak kardiak edhe në vitin 2022, por kishte arritur të mbijetonte.
Komente
