Agjenti i njohur i botës së futbollit Mino Raiola është në gjendje kritike për jetën. 54-vjeçari vuan nga një sëmundje e rëndë që na janar e detyroi të kryente një operacion.
Më herët mediat e raportuan të vdekur, por një i afërm i agjentin tha se Raiola është ende gjallë, por në luftë me vdekjen. Për situatën më vonë reagoi edhe vetë Raiola i cili tha që kjo është hera e dytë që ‘përpiqen ta vrasin në katër muaj’.
“Situata momentale me shëndetin për ata që pyesin: I inatosur sepse për herë të dytë në 4 muaj u përpoqën të më vrasin. Duket se jam në gjendje për t’u ringjallur,”-ka shkruar Raiola.
Italo-holandezi është një nga dy agjentët më të njohur në futboll, teksa administron emra si Ibrahimovic, Pogba, Balotelli, Halaand apo Verrati.
Italo-holandezi është një nga dy agjentët më të njohur në futboll, teksa administron emra si Ibrahimovic, Pogba, Balotelli, Halaand apo Verrati.
Raiola njihet edhe si menaxheri më i ndërlikuar për bisedime sepse kërkonte gjithmonë oferta të larta, madje në disa raste ka patur përplasje edhe me trajnerët më të njohur të futbollit.
Komente
