Të paktën 56 tifozë kanë humbur jetën në një ndeshje futbolli në Guine. Shkak janë bërë vendimet e arbitrit që çuan në një përpleshje masive. Më konkretisht bëhet fjalë për sfidën Nzerekore dhe Labe në Guinenë Juglindore, me miqtë të cilët pas irritimit me arbitrin hynë në fushë dhe filluan të godasin me gurë kundërshtarët.
Mediat lokale në Nzerekore, qytetin e dytë më të madhe në Guine, thonë se numri i viktimave është më shumë se 100, ndërsa përplasja ka edhe prapavijë politike, pasi është organizuar për siguruar mbështetje për juntën ushtarake që udhëeq vendin që kur rrëzuan presidentin e asaj kohe në 2021.
Komento