Partizani 0-0 Iberia

Sport

Futbolli shqiptar dështoi në Kupat e Evropës, UEFA akordon 2.31 mln euro për katër klubet e Superligës

2 Gusht 2024, 09:07| Përditesimi: 2 Gusht 2024, 09:16

  • Share

Futbolli shqiptar dështoi sërish në arenën evropiane. Kështu, Egnatia, Partizani, Vllaznia dhe Tirana i thanë lamtumirë Conference League, duke mos shkuar më shumë se turi i dytë.

Nëse Vllaznia dhe Tirana dështuan që në turin e parë, shpresa e madhe ishte te Egnatia dhe Partizani, që të enjte u eliminuan në ndeshjet e tyre në Shqipëri.

Të katërta klubet e Superligës do përfitojnë shumat përkatëse nga ecuria në Evropë, me UEFA që në total ka akorduar 2.31 mln euro, në bazë të performancës dhe tureve të kaluara.

Egnatia kampione e Shqipërisë, ekipi që luajti në turin e parë të Champions League ka mundur të arkëtojë 960 mijë euro, ndërsa Partizani 700 mijë euro. Nga ana tjetër Vllaznia dhe Tirana përfituan 325 mijë euro secila.

Ndarja e shumës nga UEFA:

Egnatia – 960 mijë euro

Partizani – 700 mijë euro

Vllaznia – 325 mijë euro

Tirana – 325 mijë euro

S.Dh/ReportTv.al
Komento

Komente

  • Sondazhi i ditës:

    Nisi regjistrimi, a do të marrë pjesë masivisht në zgjedhje diaspora?