Ndeshje e futbollit shqiptar

Futbolli shqiptar në pikiatë, humb 6 pozicione në renditjen e UEFA-s! Parakalon Litenshtejni dhe Ishujt Faroe

27 Gusht 2022, 22:52| Përditesimi: 28 Gusht 2022, 07:19

  • Share

Paraqitjet që lanë për të dëshiruar në Kupat e Europës të skuadrave shqiptare kanë bërë që Superligë të humbasë disa vende në renditjen e UEFA-s, duke sinjalizuar një këmbanë alarmi për drejtuesit e futbollit dhe konkretisht FSHF-në.

Në sezonin e fundit Shqipëria ka humbur gjashtë pozicione dhe është parakaluar nga kampionate të shteteve si Litenshtejni, Malta, Ishujt Faroe dhe Luksenburgu. Për rrjedhojë Superliga renditet në vendin e 49 nga 55 që janë gjithsej në Europë.

Sakaq si pasojë e paraqitjeve tepër pozitive Kosova është rritur me gjashtë vende duke u klasifikuar në të 33-ën. Renditja e Kampionateve europiane përcaktohet në bazë të paraqitjeve të klubeve tona në kupat e europës në 5 vitet e fundit.

er.k.//ReportTv.al
Komento

Komente

  • tifozi: 28/08/2022 10:46

    Te na rroje Duka i droges, bashke me federaten e ndyre, me njerez te pa fytyre, me hajdut e kriminel....

    Përgjigju
  • karlo: 28/08/2022 10:40

    si ne albanistaon cdo gje trukohet kshtu edhe sporti shqiptar ska per t ece perpara po su hoq korrupsioni e fallsifikimet

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:

    Vrasja e 14 vjeçarit, çfarë duhet të bëjë Shqipëria me TikTok e Snap Chat?