Sefedin Braho

Futbolli shqiptar në zi, ndahet nga jeta legjenda e futbollit Sefedin Braho

6 Tetor, 13:46| Përditesimi: 6 Tetor, 13:52

  • Share

Futbolli shqiptar në zi. Është ndarë nga jeta mëngjesin e sotëm, në moshën 71 vjeçare ish-futbollisti i shquar i kombëtares tonë dhe Luftëtarit të Gjirokastrës, Sefedin Braho.
Ish-sulmuesi i Kombëtares u nda nga jeta pas disa komplikacioneve shëndetësore të shfaqura në ditët e fundit.

Braho spikati falë talentit të tij, duke qenë një prej lojtarëve më të shquar të futbollit shqiptar në vitet 70-80. Ai njihej me nofkën “shigjeta”, për shkak të shpejtësisë, elegancës dhe triblimit të tij.

Në kampionatin shqiptar ka luajtur për Partizanin dhe Luftëtarin, ndërsa me Kombëtaren kuqezi ka zhvilluar 9 ndeshje, duke realizuar edhe një gol.

LAMTUMIRË SEFEDIN BRAHO!
Familja e kuqe dhe futbolli shqiptar humbin një legjendë
Me keqardhje të thellë përcjellim sot lajmin e ndarjes nga jeta në moshën 71 vjeçare të Sefedin Brahos. Ish sulmuesi i Luftëtarit dhe kombëtares shqiptare ka qenë pjesë edhe e Partizanit, skuadër me të cilën do të luante për 2 vite 1972 - 1974 duke fituar edhe trofeun e Kupës së Shqipërisë me të kuqtë.

Me një shpejtësi natyrale, e kombinuar me topin në lëvizje, driblimi, ishin cilësitë që e karakterizonin sulmuesin gjirokastrit, aftësi që i ka mahnitur të gjithë.

Klubi i Futbollit Partizani dhe veçanërisht presidenti Gazment Demi i përcjellin ngushëllimet më të sinqerta familjes dhe të afërmve, për këtë humbje të madhe. U prehsh në paqe legjenda Sefedin Braho, shkruan nw faqen e saj nw facebook sport klub Partizani.

S.G/ReportTv.al
Komento

Komente

  • besmiri: 06/10/2024 14:20

    Ngushellime familjes,,,,plejada e futbollisteve te shquar te viteve 80....na kane dhuruar emocione te vecanta...

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:

    Vrasja e 14 vjeçarit, çfarë duhet të bëjë Shqipëria me TikTok e Snap Chat?