Kombëtarja U-21

Sport

Futbolli shqiptar në krizë, Kombëtarja U-21 humbet 0-2 në Elbasan nga moshatarët e Gjermanisë

5 Shtator, 21:36| Përditesimi: 5 Shtator, 22:02

  • Share

ELBASAN - Kombëtarja shqiptare U-21 luajti pasditen e sotme ndeshjen e parë miqësore të shtatorit ndaj Gjermanisë U-21, në “Elbasan Arena”. Kuqezinjtë u mposhtën me rezultatin 0-2.

Trajneri Bushi e nisi sfidën me këtë formacion titullar: Aron Jukaj (GK), Feta Fetai (c), Zylyf Muca, Elton Fikaj, Ervin Bashi, Gabriel Ramaj, Burak Alili, Ermir Rashica, Etnik Brruti, Aidon Shehu, Enes Osmani.

Pjesa e parë ishte e barabartë. Rasti i parë i rrezikshëm erdhi në minutën e 9-të me Shehun, që provoi me një goditje, por u ndal nga portieri. Në vijim, Gjermania krijoi disa mundësi të mira, por Jukaj reagoi mjaft mirë.

Në minutën e 39-të, Shqipëria ishte pranë golit me një goditje dënimi të fortë të Brrutit, por portieri kundërshtar devijoi në këndore. Pjesa e parë u mbyll pa gola.

Gjermania e nisi pjesën e dytë me 10 zëvendësime dhe kaloi në avantazh në minutën e 48-të me Ansah. Vetëm katër minuta më pas, Pejcinovic dyfishoi rezultatin.

Në minutën e 56-të, trajneri Bushi kreu tre zëvendësime, duke aktivizuar Gudjufin, Tomën dhe Arlind Kurtin.

Pesë minuta më vonë, Shqipëria pati një mundësi të mirë me Alilin, por tentativa e tij përfundoi jashtë kuadratit.

Deri në fund, kuqezinjtë aktivizuan edhe Përndrecën, Elezajn, Simnicën dhe Markun, por pa arritur të gjenin rrugën e rrjetës. Ndeshja u mbyll 0-2 për miqtë. Për Gjermaninë U-21, nënkampione bote, në fushë ishin dhe shqiptarët Brajan Gruda e Nelson Weiper, si dhe në stafin teknik Shkodran Mustafi.

Shqipëria U-21 do të zhvillojë ndeshjen e dytë miqësore më 8 shtator, ndaj Zvicrës, në orën 18:30, në stadiumin “Brügglifeld” të qytetit Aarau.

Pas humbjes së Kombëtares U-19 kundër Moldavisë, tanimë është radha e Shpresave për të pësuar humbje.

S.Dh/ReportTv.al
Komento

Komente

  • Sondazhi i ditës:

    A jeni dakord me propozimin e Ramës për heqjen e depozitave të ujit nga pallatet?