Ish-deputeti Jenisheri dhe futbollistët e kombëtares

‘Futbollistë super bombardues’, ish-deputeti Jenisheri letër federatës që të stërvisë kombëtaren: Metodat e mia e mundin 100% Çekinë

20 Shtator 2023, 14:24| Përditesimi: 20 Shtator 2023, 14:33

  • Share

Ish-deputeti Selami Jenisheri i ka dërguar sot një letër Federatës Shqiptare të Futbollit dhe Armand Dukës, teksa iu lutet të pranojnë këshillat e tij që kombëtarja të fitojë ndeshjen e rëndësishme për eliminatoret e Europianit kundër Çekisë. Jenisheri kërkon që ti bashkohet stafit të trajnerëve gjatë grumbullimit të kombëtares, pasi metodat e tij të trajnimit janë më të mirat në FIFA. Sipas tij këto metoda do ti bëjnë futbollistët e kombëtares të driblojnë nga 2-3 kundërshtarë, të jenë të saktë me kokë dhe super bombardues në portën kundërshtare.

Letra e deputetit Selami Jenisheri.

I nderuar z. Armando DUKA President I Federates Shqiptare te Futbollit.

Une qe ju shkruaj, jam Selami JENISHEHRI, trajner, anetar nderi i klubit "Vilaznia Shkoder, ish keshilltar i trajnereve te ekipit kombetar, por edhe te trajnerit te ekipit tone kombetar per femra, dhe deputet i kuvendit te shqiperise se Legjislacionin e IX te tij.

Ne kete pozicion kam be nje studim qe i ben futbollistet e zakonshem ne nivelin ku te thirren ne ekip kombetar. Kjo lloj stervitje eshte eksperimentu me porosi te F.SH.F. me sukses, ku nga kjo stervitje futbollisti merr nivele shume te larta teknikisht e keshtu ato shiteshin, duke u bere milionera.

Trajnera te federatave evropiane kur jane vene ne dijeni per kete stervitje dhe me to kemi krahasu kete me ate qe thuhet nga FIFA qe eshte me e mira ne bote nga votimi i drejtorave teknike te tan federative te FIFA-s. Keto trainere kane thene se stervitja ime eshte me e mire se ajo qe di FIFA sot per sot.

Meqe ndeshja Shqiperi - Ceki eshte me teper me rendesi une ju lutem Juve qe per ditet e grumbullimit per kete ndeshje une tu a ve ne dispozion futbollisteve te kombetares sone, mbasi drejtoria teknike F.SH.F. dhe trajneret e kombetares te shohin vete se eshte me e mira ne bote kjo e imja dhe kjo te beje te sigurte fitoren ne ndeshjen shqiperi - Ceki, sepse kjo stervitje I ben futbollistet te dine te driblojne 2-3 lojtare rresht kur kane kundershtar para dhe kur kundershtari e din rregullin tim dhe ai (se nuk ka cfare i ben) do te jene teper lart ne saktesine e gjuajtjes me koke, do te jene super bombarduese e super te sakte ne pasime e gjujtje, do te jene mbrojtes te pakalueshem kur te mesojne rregullat e stervitjes sime, ku gjithshka eshte e re per literaturen boterore te futbollit. Uroj te besosh per sa me lart e te pranonit JU personalisht te me takonit gje qe ben 100% te sigurte fitoren ndaj Cekise dhe kualifikimin e Shqiperise.

Do dal qarte qe gjithshka qe di une eshte shume lart nga ato qe dine trajnerat e stafit te ekipit tone kombetar dhe loja e Shqiperise do te jete e tille sa nuk eshte pare ndonjehere e ndaj kam filluar ta shkruaj liber qe do te jete progress ne rang te literatures boterore te futbollit

Me respekt

Selami JENISHEHRI

Ne.k./ReportTv.al
Komento

Komente

  • Merre me lang se mishi u maru: 20/09/2023 16:51

    Ka dhe nje mnyr tjeter lojtart çek me i qeras me raki shqiptare e me ju rrejt se kjo asht coca-cola prodhim veni bio>haha

    Përgjigju
  • Ledi: 20/09/2023 16:37

    Ti o Jenisher te rrish vet se mend te kane lene i lum miku

    Përgjigju
  • Muzaka i Ri: 20/09/2023 15:08

    Gjynah i shkreti.

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:

    Vrasja e 14 vjeçarit, çfarë duhet të bëjë Shqipëria me TikTok e Snap Chat?