Barcelona humbi dje 1-0 në transfertë me Almerian, për javën e 23-të në La Liga. Katalanasit nuk mundën të shkëputen më shumë nga Real Madridi ndjekës, duke kryesuar gjithsesi kampionatin.
Në një moment gjatë nxehmjes së lojtarëve para ndeshjes, përgjegjësi i muzikës në stadium ka luajtur këngën e Shakirës. Ylli i muzikës e publikoi këngën muajin e kaluar, teksa denonconte ish-lojtarin e Barcelonës, Gerard Pique, për tradhti. Çifti ishte në një lidhje prej 12 vitesh, nga ku janë prindër të dy djemve.
Lojtarët e Barcelonës duken në video teksa shohin njëri-tjetrin të hutuar, duke mos e besuar se po luhej kënga kundër Pique.
Komento