Sport

‘Futbollistët e mi nuk luajnë mirë sepse bëjnë seks shpesh’, presidenti i Steauas gjen difektin e skuadrës

25 Shkurt 2020, 19:19| Përditesimi: 25 Shkurt 2020, 19:22

  • Share

Steaua e Bukureshtit nuk po kalon një moment të mirë në kampionatin rumun, pasi në tre ndeshjet e fundit nuk ka fituar asnjë prej tyre. Arsyen përse ekipi ka ardhur në këtë situatë pretendon se e di presidenti i klubit Xhixhi Bekali. Ky i fundit për mediat ka deklaruar:

“Futbollistët e mi bëjnë shpesh dashuri me partneret e tyre. Kjo është arsyja se përse ata nuk po luajnë mirë së fundmi. Shikoni Dan Petresku (trajneri rival i CFR Kluzhit). Futbollistët e tij kryejnë marrëdhënie seksuale një herë në javë. Ata i takojnë partneret e tyre vetëm një herë në javë,”- deklaroi Bekali.

Xhixhi bekali njihet si një nga personazhet më karizmatikë në futbollin rumun dhe shpesh deklaratat e tij bëjnë bujë.

Ne.k./r.k./ReportTv.al
Komento

Komente

  • Sondazhi i ditës:

    Informaliteti e nëndeklarimi pagave po dëmtojnë pensionet, sa po luftohen?