Futbollistët duke përdorur Snus

Futbollistët e Premier League të fiksuar pas 'Snus'! Produkti misterioz i ndaluar në Europë

31 Mars 2023, 15:01| Përditesimi: 31 Mars 2023, 15:09

  • Share

Snus-mania po çmend Anglinë. Që në vitin 2016 ka shkaktuar debate imazhi i James Vardy, i cili gjatë kohës që ishte i grumbulluar me Anglinë, mbante në dorë diçka misterioze, ndërsa lojtarë të tjerë kanë konfirmuar se Snus është përhapur shumë tashmë në sektorin e moshave dhe në kategori të tjera deri te Premier League.

Por çfarë është Snus? Snus nuk është gjë tjetër veçse një lloj duhani i bluar dhe i tharë, i prodhuar në Suedi. I njëjti produkt  më pas laget dhe mblidhet në qese të vogla, sikur të ishte karamele. Vendoset poshtë buzës dhe lëshon nikotinë që ndikon në qarkullimin e gjakut. Në Angli dhe Europë substanca konsiderohet e paligjshme, por ka shumë lojtarë të Premier League që e përdorin dhe përpiqen ta konsumojnë larg syve kureshtarë.

Portieri i tretë i Newcastle, Mark Gillespie, u kap nga kamerat gjatë një ndeshjeje kundër Liverpool-it, ndërsa po fuste diçka nën buzë. Të njëjtin fat ka pasur edhe Bertrand Traore tek Aston Villa, i cili duke kuptuar se po filmohej nga kamerat,  futi me ngut disa në gojë për të mohuar më vonë se ishte duhan suedez.

Ai që mund të duket si një ves i thjeshtë, në Angli konsiderohet si një problem i vërtetë shëndetësor. Snus lehtëson çlirimin e dopaminës, ose një lloj stimuluesi i menjëhershëm.

Megjithatë, nuk është një substancë e ndaluar dopingu, por një stimulues që mund të shkaktojë varësi. Rreziqet? Ato janë të jashtëzakonshme sepse përdorim i shpeshtë i Snus mund të shkaktojë shfaqjen e tumoreve.

 

Vardy i fotografuar me Snus
S.Dh/ReportTv.al
Komento
  • Sondazhi i ditës:

    Vrasja e 14 vjeçarit, çfarë duhet të bëjë Shqipëria me TikTok e Snap Chat?