Castellon, Spanjë - Ndeshja mes Villarreal dhe Espanyol, e programuar për të hënën mbrëma në La Liga të Spanjës, u shty për shkak të kushteve të vështira atmosferike.
“Për shkak të rrezikut të përmbytjeve dhe kushteve të motit në Castellón, është vendosur të shtyhet ndeshja ndërmjet Villarrealit dhe Espanyolit, e cila ishte planifikuar të luhej në orën 21:00,” shkruan La Ligas.
Tifozët dhe lojtarët ishin gati për spektaklin në fushë, ndërsa erdhi vendimi që i parapriu një situate që mund të ishte problematike.
Vendimi për shtyrjen e ndeshjes është marrë për të garantuar sigurinë e lojtarëve, tifozëve dhe stafit, duke pasur parasysh parashikimet e këqija të motit dhe rrezikun e përmbytjeve në rajonin e Castellón.
Ende nuk është bërë me dijë një datë e re për këtë duel. Villarreal mban vendin e 5-të me 44 pikë, ndrësa Espanyol pozicionohet në vendin e 15-të me 27 pikë.
Komente
