Më 12 mars Superliga dhe futbolli shqiptar do të ndërprisnin aktivitetin ashtu si shumica e kampionateve në botë për shkak të koronaviursit, por të mërkurën pas gati 3 muajsh do të rikthehen në fushë. Gjatë kësaj kohe futbollistët janë stërvitur në kushte shtëpie, ndërsa më 18 maj kanë nisur stërvitjet me ekipet. Mjeku i klubit të Kukësit, Mel Ostreni, thotë se këtë periudhë, duke filluar nga tre qershori, futbollistët rrezikojnë trauma.
“Dy javë nuk janë të mjaftueshme përsa i përket stërvitjeve sepse ishte një periudhë prej dy mujash pushim, por jo pushim aktiv, por pasiv. Kështu që përgatitja e vogël dhe ndeshjet që do të jenë të ngjeshur, do të bëjmë që trauma të ketë,”-thotë Ostreni.
Ndërkohë përsa u përket skuadrave të mërkurën pritet të ketë mjaft ndryshime në formacion nga 11-shja që hidhnin në fushë para ndërprerjes. Në ndeshjen me Bylisin Tirana që është favoritja absolute për titullin me shumë gjasa do ta nisë takimin pa sulmuesin brazilian Kale, që pak ditë ma parë nxorri shpatullën, ndërsa maja e sulmit pritet ti besohet për herë të parë Dungës dhe jo Ngoo-së, i cili rikthehet si titullar pas një dëmtimi dhe pushimi shumë të gjatë.
Sakaq në takimin kundër Luftëtarit Kukësi pritet të ketë mungesa të sigurtë mbrojtësin Obanor që ka kartona, ndërsa Vesel Limaj ende nuk është bashkuar me ekipin dhe është e pamundur të gjejë vend në formacion sikur tek e fundit të stërvitet nësër.
Në takimin më të rëndësishëm të javës së 27, që do të luhet mes Partizanit dhe Skëndebeut, tek të kuqtë kampion në fuqi do të mungojë për shkak kartonësh braziliani Melo, ndërsa te korçarët pritet të mos janë të gatshëm Ndeki, Esien dhe Taipi.