Bayern Munich

Futbollisti i Bayern Munich stërvitet me një tenor, kërkon të jetë lider në fushë

8 Shkurt 2023, 15:59| Përditesimi: 8 Shkurt 2023, 16:01

  • Share

Qendërmbrojtësi i Bayern Munich dhe Francës, Dayot Upamecano ka punuar me një këngëtar opere për të përmirësuar teknikën e tij vokale. Në shtator të vitit të kaluar, pas punës së madhe në stërvitje, Upamecano arriti të fitonte një vend në skuadrën e Didier Deschamps për herë të parë që nga viti 2021.

Mbrojtësi 24-vjeçar, i cili luajti pesë ndeshje në Kupën e Botës "Katar 2022", u fokusua në përmirësimin e lojën së tij pas një dëmtimi. Një nga hapat më të pazakonta për të rritur praninë e tij në fushë erdhi nga një këngëtar opere.

Në vend që të luftonte me dhimbjen, francezi ra në kontakt me një këngëtar opere nga Leipzig, i cili e mësoi atë të përdorte kordat vokale më butësisht. Në të njëjtën kohë, këngëtari e ndihmoi Upamecano-n të rriste volumin në zërin e tij, gjë që ka përmirësuar komunikimin e përgjithshëm në fushë.

Në një intervistë për L'Equipe, mbrojtësi foli për çështjet e tij vokale. “Kur isha i ri, kisha vështirësi në komunikim. Ndjeva nevojën për të punuar në zërin tim për të komanduar vijën e mbrojtjes kur jam në fushë. Kam punuar me një këngëtar opere. Ishte interesante. Është e rëndësishme të bërtasësh si mbrojtës. Duhet ta bësh për të qenë lider", tha Upamecano.

Dayot Upamecano

S.Dh/ReportTv.al
Komento
  • Sondazhi i ditës:

    Vrasja e 14 vjeçarit, çfarë duhet të bëjë Shqipëria me TikTok e Snap Chat?