Zymer Bytyqi në prezantim

Futbollisti i Kosovës firmos me Olympiacos në Greqi

1 Shkurt 2023, 20:26| Përditesimi: 1 Shkurt 2023, 20:27

  • Share

Olympiacos ka paguar 1 milionë euro drejt Konyaspor në Turqi dhe ka marrë të drejtën për të pasur në dispozicion Zymer Bytyqin. Fantazisti shqiptar prej 2021 ishte pjesë e ekipit të elitës turke, teksa ka bërë paraqitje që janë vlerësuar nga gjiganti grek.

26-vjeçari është pjesë e përfaqësueses së Kosovës duke luajtur në 16 ndeshje dhe shënuar një gol. Tanimë Bytyqi do tregojë aftësitë e tij në kampionatin grek, me Olympiacos që afron një tjetër shqiptar pas Ndojit dhe Mario Vrushaj.

Sezonin aktual me Konyaspor, Bytyqi ka luajtur në 22 ndeshje dhe ka asistuar dy herë, teksa ishte titullar absolut në Turqi. Pritet që fantazisti të tregojë cilësitë edhe në ekipin e ri. Në karrierën e tij, Bytyqi ka qenë pjesë e RB Salzburg, Sandnes, Viking, Konyaspor dhe së fundmi Olympiacos.

S.Dh/ReportTv.al
Komento
  • Sondazhi i ditës:

    Vrasja e 14 vjeçarit, çfarë duhet të bëjë Shqipëria me TikTok e Snap Chat?