Tayna

VIP & Spektakël

Futbollisti i njohur fiksohet pas Taynas, ja çfarë ka bërë për reperen shqiptare

7 Janar 2019, 20:38| Përditesimi: 7 Janar 2019, 20:42

  • Share

Reperja shqiptare Tayna është një nga më të suksesshmet e momentit. Me hitet e saj si "Columbiana", "Shqipe", "Pow pow" këngëtarja shqiptare është kthyer në një nga më të komentuarat në rrjetet sociale.

Së fundmi ajo ka rënë në sy të futbollistit të famshëm të Borussia Dortmund, Mahmoud Dahoud. Ai mesa duket është fiksuar me këngën "Pow pow" të reperes shqiptare dhe e ka bashkëngjitur si kolonë zanore në një nga videot që ka realizuar gjatë pushimeve të tij.

Dahoud i ka bërë tag Taynës dhe kjo e fundit e ka ripostuar për ta falenderuar futbollistin.

Futbollisti Mahmoud Dahoud

Komento

Komente

  • Sondazhi i ditës:

    Sipas jush, a mund të integrohet Shqipëria në BE brenda 2030-ës?