Mbrëmjen e sotme Napoli luajti ndeshjen e fundit të sezonit në Serie A ku mposhti Sampdorian me shifrat 2-0.
Në fund të ndeshjes, Napoli ngriti titullin kampion për këtë sezon të Serie A, titull që e kishte siguruar matematikisht 1 javë më parë.
Në festimet e lojtarëve, ra në sy ai i futbollistit shqiptar, Amir Rrahmani i cili ka zgjedhur të festojë me flamurin e Kosovës në stadiumin 'Diego Armando Maradona'.
Mbrojtësi shqiptar pati një sezon të shkëlqyer dhe pati një rol të rëndësishëm në triumfin e Napolit.
Komento