Klubi i futbollit grek, Apolon Smirnis, që kishte futbollistin shqiptar Aleksandër Lambi, ka shprehur ngushëllimet për ndarjen nga jeta të lojtarit të saj.
"Sot ne vajtojmë për Aleksandrin tonë. Aleksandros Lampis, një nga fëmijët tanë ka ndërruar jetë kaq herët. Në atë kohë ai bënte atë që donte më shumë se çdo gjë tjetër. Ai ka luajtur futboll si fëmijë në repartet e infrastrukturës së Apollonit. Ai erdhi për të nënshkruar një kontratë profesionale dhe vazhdoi në formë huazimi te skuadra e Lioupolit. I shprehim ngushëllimet e ngrohta familjes së Aleksandrit", shkruan klubi.
Lajmi kryesor:
Bie pa ndjenja në fushë në minutat e para të ndeshjes, ndahet nga jeta futbollisti shqiptar në Greqi! E ëma pa gjithçka, ishte në stadium! Ekipi i 'zemrës': Dhimbja është e madhe
I.K/ReportTv.al