TIRANE- Një I dënuar me burg përjetë është izoluar në regjimin e posaçëm “41 bis”. Bëhet fjalë për Nikolin Topallin e dënuar për vrasje me dashje në rrethana cilësuese, bëjnë të ditur sot burime nga Drejtoria e Burgjeve për Shqiptarja.com.
Nikolin Topalli u shpall fajtor për vrasjen e Gjok Ndoc Ndreka, 37 vjeç, banues në fshatin Gramsh. Ngjarja ndodhi në vitin 2001 për motive pronësie, ku mbeti i plagosur dhe vëllai i viktimës.
Topalli u shpall fajtor për veprën penale “Vrasje me dashje në rrethana cilësuese; Armëmbajtje pa leje” parashikuar sipas neni. 79/dh,278/2 të Kodit Penal.
Në regjimin e posaçëm “41-bis” futen të dënuar të cilët përbëjnë rrezikshmëri. Atyre u ndalohet çfarëdolloj komunikimi me botën jashtë qelisë. I fundit që hyri në qelitë e 41 Bis ishte Erion Veizi i dënuar për vrasjen e efektivit, Azem Meshini dhe një tjetër personi në Tiranë.