KAVAJË-Një turiste e moshuar çeke ka ndërruar jetë në plazhin e Golemit rreth orës 15:40 të ditës së sotme. Sipas policisë, nga hetimet paraprake dyshohet se shkaku i vdekjes së turistes mund të ketë ardhur si pasojë e arrestit kardiak, pasi sapo është futur në ujë ka ndërruar jetë.
Grupi hetimor ndodhet në vendin e ngjarjes dhe po punon për sqarimin e rrethanave të ngjarjes si dhe për identifikimin e viktimës. Ndërkohë që paraditen e sotme u mbyt në Shëngjin një pushues nga Kruja. Këtë sezon turistik në plazhet shqiptare kanë humbur jetën disa pushues.
Komento
Komente

Neser mundet ti ndodhi perseri nji te moshuari ne dete nji goditje e tille e zemer . Njerzit duhet te mesohen si si jepet ndihma e shpejte ne raste te tilla . Edukoni qytetaret epermjet TV-ve
Përgjigju