Linja e re e transmetimit që lidh Ujëmbledhësin e Bovillës me Impiantin e trajtimit të ujit në Bovillë, ka përfunduar dhe është gati për kryerjen e lidhjeve finale të pikave të takimit.
Ujësjellësi i Tiranës bën të ditur se linja është e gjatë 10 km dhe do të transmetojë 1800 litra ujë në sekondë, duke i dyfishuar ato.
Linja do të jetë funksionale në datën 6 qershor, kur do të bëhet edhe lidhja, ndërsa UKT kërkon mirëkuptimin e të gjithë banorëve për kufizimet e furnizimit me ujë, që do të ndodhin gjatë kësaj fundjave.
Ujësjellësi i Tiranës thotë se ka marrë të gjitha masat e nevojshme për të siguruar furnizim të qëndrueshëm, gjatë fundjavës, për institucione të rëndësisë së veçantë si spitalet, urgjenca mjekësore, burgjet etj. Ndërkohë, UKT sugjeron qytetarët që të marrin masa për të mirë-administruar depozitat personale apo të godinës ku banojnë.