Redon Xhixha është bërë përsëri protagonist me gol në Champions League me fanellën e skuadrës së Qarabag.
Sulmuesi shqiptar ka gjetur rrugën e rrjetës në kohët shtesë të ndeshjes së skuadrës së tij në turin e tretë të kualifikuesve në transfertë ndaj Ludogorets.
Kampionët e Azerbajxhanit kanë përmbysur me goleadë 2-7 Ludogoretsin, i cili ndeshjen e parë e kishte fituar me shifrat 1-2. Xhixha u aktivizua në minutën e 106, kur filloi dhe pjesa e dytë e “extra-time”.
Goli nga këmbët e sulmuesit shqiptar erdhi 5 minuta më pas. Xhixha i soli fat skuadrës së tij, që shënoi dhe 2 herë të tjera para mbylljes së gjithë takimit.
Komento