Foto ilustruese

Kronikë

Futi fqinjën nën gomat e makinës dhe i theu këmbët, zbardhen detajet e ngjarjes në Shkodër

20 Shtator 2020, 16:37| Përditesimi: 20 Shtator 2020, 17:33

  • Share

Një 50 vjeçar në Shkodër ka përplasur me makinë fqinjen e tij 54 vjeçaren Katrina Hila.

Sipas informacioneve për Report Tv, ngjarja fillimisht u raportua si aksident, por pas hetimeve ka rezultuar se 50 vjeçari Hile Simoni është komshi me të plagosurën.

Mësohet se pas një konflikti të çastit, Hilë Simoni ka hipur në makinë dhe e ka përplasur. Konflikti mes fqinjëve ishte prej vitesh mes Hilë Simonit dhe bashkëshortes së Katrina Hilës. Ngjarja ka ndodhur rreth orës 9 të mëngjesit të sotëm.


Lajmi kryesor:

Sherr në Shkodër, 50 vjeçari fut fqinjen nën gomat e makinës dhe i thyen këmbët! Konflikti prej vitesh me burrin e 54 vjeçares


  • Sondazhi i ditës:

    Çfarë prisni në vitin 2025?