Politikë

Rama i kujton SPAK dosjen e Masakrës së Gërdecit' e '21 janarit': Drejtësia s'është marrë ende me gjakun në kënetë nga vrasja e të pafajshmëve

1 Mars, 12:54| Përditesimi: 1 Mars, 13:14

  • Share

Gjatw takimit me asamblenë socialiste të Kamzës dhe njësive 7 dhe 10, kryeministri Rama nënvizoi se reforma në drejtësi u realizua falë PS-së e vetëdijshme se do të godasë pjesët e dëmshme të organizmit të qeverisë por ndryshe nga çdo qeveri prej 1912 i dha drejtësisë pavarësinë dhe nuk e trajtoi si 'mantenutë' . Megjithatë SPAK e GJKKO-së, dy instucioneve të reja të drejtësisë i kujton se ende nuk ka vënë në vend gjakun për 26 të vrarët në masakrën e Gërdecit e 15 marsit 2008 dhe për 4 të vrarët në bulevard në protestën e 21 janarit 2011. 

“Kjo shpatë ka qenë qe në 1912 në duart e atyre që kanë pasur pushtet politik. Zonja e drejtësisë këtu ka qenë hajde ta marrim në telefon e ta thërrasim se kemi ditëlindjen.. vaki.. etj.. Pra zonja ka qenë si një lloj mantenute e pushteteve. Shpatën e ka pasur pushtetin politik. Ne këtë shpatë me reformën në drejtësi i dorëzuam zonjës.

Duke i dhënë shpatën i ke hapur sytë të shohë dhe qafën tënde. PS duke qenë në pushtet është bërë dhe organizmi me të cilin bëhen operacionet kundër korrupsionit. Dhe në organizmin e përgjithshëm të pushtetit ekzekutiv ka tumore për tu pastruar.  Por ndodhin dhe aksidente se është praktikë e re.

Por me kë do të merret drejtësia me të vdekurit? Apo me kënetën. Me kënetën, aq sa ka. Dhe me kënetën nuk është marrë me gjënë e madhe, që e dini shumë mirë kush është. Nëse ka një gjë që është për tu marrë me kënetën është gjaku që është në kënetë nga vrasja e njerëzve të pafajshëm, por sa i takon korrupsionit e problematikave të tjera janë cështje që kanë të bëjnë më administrimin e pushtetit. 

...

Kuptoni se çfarë ndodh. Luli iku por aritmetikën e la prapa. Kemi pasur 60 ministra, dy ministra të aleatit të parë janë dënuar. Një tjetër në paraburgim akoma e nuk po bëj komente e një i arratisur nga Shqipëria. Ka dhe kryebashkiak e deputet por çfarë do të thotë kjo? I kemi dhënë drejtësisë pavarësinë" tha Rama. 


Lajmi kryesor:

“Soros futi në burg liderin e opozitës, vdeksha unë!” Rama ironizon Berishën: Një miliarder i kushtoi jetën kapjes së bufit?! S'është as sorkadhe


S.G/r.k./ReportTv.al
  • Sondazhi i ditës:

    A mendoni se në primaret e PD do të fitojnë kandidatët më të mirë?