Fëmija iu mbyt në kopsht, familjarët kërkojnë drejtësi! Nëna: Më gënjyen, më thanë se ishte mirë, por shkoi i pajetë në spital! Fotot që vërtetojnë se ka kamera sigurie (VIDEO)

10 Janar 2022, 10:03| Përditesimi: 10 Janar 2022, 16:05

  • Share

FIER- Familjarët e 3-vjeçarit që ndërroi jetë 2 ditë më parë, në kopshtin privat "Flatrat e dijes" në Fier nuk kanë gjetur paqe! Ajo që ua rëndon edhe më shumë dhimbjen është mashtrimi që i ka bërë edukatorja Redina Binjaku, e cila i ka thënë se djali ishte mirë, por në fakt ai ishte dërguar i pajetë në spital. Mes lotëve, nëna Donalda Kodheli ka gjetur forcën për të kërkuar drejtësi për humbjen e djalit, për këtë sot është drejtuar drejt Prokurorisë së Fierit për të takuar prokurorin e çështjes, por nuk e ka gjetur aty. Ajo ka rrëfyer se ka qenë doktori ai që u ka treguar të vërtetën, se djali kishte ardhur pa shenja jete.

“Më kanë marrë mua të parën në telefon dhe më kanë thënë është mbytur me litar të bluzës dhe më kanë thënë është në gjendje të mirë dhe është përmendur dhe kur unë kam  vajtur në spital më kanë thënë është në sallë të operimit. Në momentin që unë u kam thënë pse është futur në sallën e operimit, doktori ka ardhur dhe më ka thënë se fëmija ka ardhur pa jetë”, tha nëna.

Dhimbja shtohet edhe më shumë nga fakti se sot kopshti është hapur.

“Sot ky kopshti është hapur, vetëm për shpirtin e atij engjëlli s’duhet ta kishte, kopshti është hapur, nuk dua asgjë tjetër vetëm të drejtën e djalit tim”, tha nëna.

Dyshimet për mënyrën se si ka vdekur fëmija bëhen edhe më të forta sepse edhe personi që ishte futur si ndërmjetës mes familjeve “u ka dalë” nga fjala e dhënë. Daja shprehet se kërkojnë drejtësi nga Gjykata, pasi për vetëgjyqësi thonë se e kanë të lehtë, por nuk duan ta bëjnë.

“Na sollën një Vangjel Ndreko si ndërmjetës ,nuk isha dakord që ai të vinte si ndërmjetës se nuk do më mbante fjalën, ndërhyri kryeplaku i fshatit, jemi njerëz të bashkëpunojmë, Unë i thashë je i garantuar, dua vetëm diçka vendi ku është varur fëmija “a ka kamera”. Ai më thotë “ Po vendi ku u është varur fëmija ka kamera, dhe nëse nuk ka kamera ku vend, por survejohen të gjitha lëvizjet nga kamerat na ka thënë”, pa që gjithë vendi ku ka lëvizur fëmija ka kamera. Nuk mund të hedhësh baltë para fëmijës dhe hajde përballu a e ke thënë këtë fjalë apo jo. Ne nuk jemi vrasës, duam të na zbardhin të vërtetë, s’është problem për të ngritur një armë, ne nuk jemi vrasës, se këta prokuror po na hiqen shumë trima, ne na ka humbur një fëmijë dhe duam që të na zbardhet si ngjarje”, tha daja.

Pamjet e regjistruara nga kamerat e sigurisë në Kopshtin 'Flatrat e dijes' në Fier mund të zbulojnë gjithçka ndodhi që solli vdekjen një 3 vjeçari. Ekzistenca e kamerave të sigurisë ka qenë objekt debatit ku ka qenë daja e 3-vjeçarit që ka thënë se nga përfaqësues të kopshtit fillimisht i janë premtuar pamjet, por më i është thënë se nuk ekzistojnë. Fotot e siguruara nga Report Tv tregojnë se kamerat ekzistojnë dhe nuk kuptohet arsyeja se pse fshihen nga pronarët e kopshtit. Nga ana tjetër, nga një vëzhgim i bërë nga Report Tv, në asnjë nga klasat nuk vihet re varësja e rrobave, ku pretendohet se është mbytur djali.

Gjithashtu, ajo që vihet re është se në këtë kopsht klasat janë me shumë fëmijë. Një edukatore i duhet të kujdeset për një grup të madh fëmijësh, duke shtuar dyshimet se tragjedia mund të ketë ardhur si pasojë e neglizhencës dhe moskujdesjes. Lidhur me këtë ngjarje, në pranga ka rënë edukatorja e kopshtit, Redina Binjaku, 27 vjeçe dhe nesër do të dalë para gjykatës për t’u njohur me masën e sigurisë. Nga sa është raportuar më herët, 3-vjeçari ka tentuar të marrë çantën dhe i ka ngecur kapuçi i xhupit në varëse e për pasojë është mbytur, e megjithatë vijojnë hetimet për të zbardhur të plotë ngjarjen.

1641825483_d53ca81a5fae4b83837ad92ad19e4ed3.jpg

3-vjeçari që humbi jetën

Ora 13:38
Pronarët e mohojnë, ja pamjet që vërtetojnë se në kopshtin ku vdiq 3-vjeçari në Fier ka kamera sigurie

Pamjet e regjistruara nga kamerat e sigurisë në Kopshtin 'Flatrat e dijes' në Fier mund të zbulojnë gjithçka ndodhi që solli vdekjen një 3 vjeçari. Ekzistenca e kamerave të sigurisë ka qenë gjithnjë objekt debati.

Daja e 3-vjeçarit është shprehur për mediat se nga përfaqësues të kopshtit fillimisht i janë premtuar pamjet, por më i është thënë se nuk ekzistojnë. Fotot e siguruara nga Report Tv tregojnë se kamerat ekzistojnë. Nuk kuptohet arsyeja se pse fshihen nga pronarët e kopshtit. 

Ora 10:28
Daja: S’është problem të ngremë armën, po ne s’jemi vrasës! Si mund të hapet kopshti, aty vdiq 1 fëmijë

 

Daja i fëmijës është shprehur se ato janë gënjyer për të vërtetën e vdekjes së 3-vjeçarit në kopsht. Ai ka zbuluar se në shtëpi ka ardhur edhe një ndërmjetësues për të qetësuar situatën, por edhe ai ka gënjyer. Ajo që ua rëndon edhe më shumë plagën është se sot, kopshti është hapur.

“Na sollën një Vangjel Ndreko si ndërmjetës ,nuk isha dakord që ai të vinte si ndërmjetës se nuk do më mbante fjalën, ndërhyri kryeplaku i fshatit, jemi njerëz të bashkëpunojmë, Unë i thashë je i garantuar, dua vetëm diçka vendi ku është varur fëmija “a ka kamera”. Ai më thotë “ Po vendi ku u është varur fëmija ka kamera, dhe nëse nuk ka kamera ku vend, por survejohen të gjitha lëvizjet nga kamerat na ka thënë”, pa që gjithë vendi ku ka lëvizur fëmija ka kamera. Nuk mund të hedhësh baltë para fëmijës dhe hajde përballu a e ke thënë këtë fjalë apo jo.

Ne nuk jemi vrasës, duam të na zbardhin të vërtetë, s’është problem për të ngritur një armë, ne nuk jemi vrasës, se këta prokuror po na hiqen shumë trima, ne na ka humbur një fëmijë dhe duam që të na zbardhet si ngjarje. Nuk ka qenë aksidentale. Po e marr si të mirëqenë që ai fëmijë është varur, ndoshta gabohemi ne, ndoshta jemi errësuar ne nga sytë, po dua njërin nga ju, na jepni një mendim, shkoni në kopsht, policia kemi bërë kallëzim dhe unë jam i pakënaqur për policinë që kopshti vazhdon të hapet, si mund të hapet kopshti kur një fëmijë ka vdekur atje, mund të hapet kopshti, por të paktën këto ditë jo”, tha daja.

B.K.//ReportTv.al
Komento

Komente

  • Alb: 11/01/2022 10:23

    Mjafton ta shikoni ne qkb dhe te kerkoni per subjekt del emri i administratorit pastaj beni nje kerkim te thjesh ne fcb e google do e kuptoni pse nuk behet publike. Evenimente delegacione me ambasador izraelit e amerikan me pushtetar te qeveris te kish qen ndonje vl do e kishin persekutu media tani se kuptoj pse shtetas amerikan ngren institucione cerdhe dhe kopshti ne shqiperi.

    Përgjigju
  • ari ari: 11/01/2022 08:29

    per ke u be kurban femija?

    Përgjigju
  • Iris: 11/01/2022 00:27

    Femijet kane gjithemone mundesine te gjenden ne aksidente te tilla ose te ngjashme.Ketu ku jetoj une,nuk gjen me ne dyqane blinda (grila) dritaresh qe ulen e ngrihen me lidhese,sepse konsiderohen si objekt qe nje femije mund te mbytet.Tani modelet e reja duhet t'i ulesh e t'i ngresh direkt me dore.Sa per fjalet qe i kane thene kesaj nenes,nuk eshte genjeshter,por le t'a quajme /takt/. Jo te gjithe jane ne gjendje t'a perballojne lajmin e nje gjeme te tille.

    Përgjigju
  • Gripi: 10/01/2022 23:39

    Asnje nuk po na thote kush jane pronaret e ketij kopeshti qe po i mbron kaq forte policia dhe prokuroria. Kopeshti eshte skene krimi dhe nuk mund te vazhdoje aktivitetin deri ne perfundim te hetimeve dhe marrjes ne pergjegjesi penale jo vetem te edukatores por edhe pergjegjesve te tjere per mbikqyrjen, sigurine etj. Se kuptoj sesi prinderit e tjere vazhdojne te cojne femijet e tyre aty pa u sqaruar kjo ngjarje. Ata duhet te ishin te gjithe perpara prokurorise duke kerkuar drejtedi. Ngushellime familjes dhe turp per ata qe jane indiferente keshtu nuk i mbrojne dit femijet e tyre.

    Përgjigju
    • @Ftohti: 11/01/2022 12:39

      Se na cmendet kush eshte me emer??

    • I ftohti: 11/01/2022 00:21

      Kopshti eshte ne pronesi te oligarkes Yuri Kim, prandaj e mbron shteti.

  • G. Burimi: 10/01/2022 21:33

    Ju lutem shume, me shume shume miresjellje, kam nje pyetje nga Athina… me falni, nga Parisi desha te them: A nuk eshte ky incident vertetim se reforma ne drejtesi e Rames dhe e SHBA-se eshte krijuar per te mbrojtur oligarket dhe jo qytetaret e thjeshte?! Po pse, mos valle mendoni se ndodhin keto lloj incidentesh tragjike ne vende te civilizuara??? Une sinqerisht nuk e kuptoj se si ju shqiptaret nuk dilni ne protesta te rrezoni kete diktature, sic thote Evi Angelakis!!! Ndoshta nuk meritoni nje qeveri me te mire?!

    Përgjigju
  • Mali: 10/01/2022 21:04

    Mjere kujt i bie fatkeqesia.Ngushellime per vogelushin engjell.Drejtesia te beje punen e saj me seriozitetin e duhur.Te dali fajtori.Femijeve te vegjel u duhet bere kujdes i madh.Eshte domosdoshmeri,e kerkon mosha.Ato kapucet e xhupave te femijeve duhet te mberthehen me kopsa dhe jo me lidhesa si litare s se ja se cfare ndodh.

    Përgjigju
  • Vjola: 10/01/2022 20:13

    Zoti prokuror pa pik turpi vin prindrit te dera per te kerkuar drejtesin e engjellit dhe ai nuk i fut brenda i le te presin te dera nuk esht e drejt duam drejsi te gjendet e verteta se nuk i beson as njeri ate qe thon ata ska lidhje dhe prindrit e femijs duhet ti shikojn filmimet e kamrave te asai dite dhe mos thoni qe ska kamra se kamra ka jan dhe fotot prova ne duam drejtesi per shpirtin e ati engjelli duam qe te dali e verteta jo ta fshejn qysh po bejn ata duam drejtsi

    Përgjigju
  • Sole: 10/01/2022 19:46

    Ne shqiperi drejtesi nuk ka e dime te gjithe, duke filluar me hapjen e kopshtit, polizia duhet te shkonte ne vendin e ngjarjes e te zbuloj te verteten jo ka kamera e nuk ka kamera. Duhet tu vij turp jeni kriminela.Duam drejtrsi per kete engjell. Duhet te vihet para drejtesise kush eshte pergjegjes punto

    Përgjigju
  • Dea: 10/01/2022 18:03

    gazetare te dashur qe shume here ju eshte dashur te investigoni e te beni punen e policise ,ju lutem bejeni dhe kesaj here e shkojini deri ne fund kesaj ngjarje. Nuk mund te vdese ne kopesht nje femije dhe askush mos te dije pse vdiq. Si prind me dhemb shpirti per ate engjell dhe per ato prinder qe vete e dine si do mund te ta kalojne kte tragjedi e te vaHdojne jeten.

    Përgjigju
  • Vlora: 10/01/2022 17:58

    Engjell i vogel u prehsh ne paqe!! Te dhemb shpirti me kete foto.

    Përgjigju
  • toni: 10/01/2022 15:03

    Mjere ku bie dhe mallkuar kushdo qe me dashje ose pa dashje mer nje jete femije qe sapo ka filluar jeten.Nuk e imagjinoj dot sa e tmerrshme eshte per prinderit dhe shpresoj tmos ket vuajtur shume bebi vogel.Neglizhenca eshte si vrasja kur behet fjale per cerdhe e kopshte.Mjere familja.Ne shqiperi pikerisht fjales private duhet ti ruhesh me shume se dreqit mjafton te rikujtosh universitetet private edhe e kupton cfare maskarralleku fshihet.

    Përgjigju
  • vlora1: 10/01/2022 14:43

    Te gjendet ku ishte edukatorja ne ate moment dhe gjithcka sqarohet

    Përgjigju
  • D E L I R A N T KASAP Rexhep Leka [ kepi ]: 10/01/2022 14:42

    Shqipria nuk ka shtet e nuk ka sistem drejtësie. Se po të kishte sistem drejtësie fajtori i kti ëngjëlli të vogël që ju mor jeta do gjejej menjëher. Kamerat e siguris jan fshehur. E pronari bën dhe rolin e garipit. E policia shum e dobët. Si lejon policia që të hapet kopshti kur aty është skem krimi. Shum njerëz të pa përgjegjshëm. Ngushëllime të sinqerta për familjen fatkeqe.

    Përgjigju
    • Andarti shqipfoles: 10/01/2022 15:21

      Poooooo. Vetem ne Shqiperi ndoshin incidente tragjike ku humbasin jeten femijet! Askund tjeter! S’BEHET KY VEND! IKNI… Efharisto

  • Xhixhi: 10/01/2022 14:16

    Prokuror maskarenj. O popull hiqni dore nga cerdhet private sepse nuk jane te kontrolluara dhe nuk kane staf te kualifikuar.

    Përgjigju
  • Ego: 10/01/2022 14:10

    Edukatoret me smartphone ???? neper duar,femijet duan vemendje cdo moment,po jetojm ne koh te degjenerura. Ngushellime.

    Përgjigju
  • Roni: 10/01/2022 11:28

    Keqardhje per nje humbje tragjike te nje femije 3 vjeçar. Dhimbja eshte e madhe, por drejtesia ne ate vend ka humbur çdo mjet, sepse populli nuk i beson më. Prokuroria mbron, por ne kete rast duket se sa e drejte eshte. Njerezit nuk duhet te vine e te qendrojne tek dera per te pritur drejtesi.

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:

    Vrasja e 14 vjeçarit, çfarë duhet të bëjë Shqipëria me TikTok e Snap Chat?