Vinicius Junior

Fyerjet raciste kundër Vinicius, dënohen me burg tre tifozët e Valencias

10 Qershor, 22:21| Përditesimi: 10 Qershor, 22:22

  • Share

Tre tifozët e Valencias janë dënuar me tetë muaj burgim dhe përjashtim nga stadiumet e futbollit në Spanjë, kjo pas gjesteve raciste kundër Vinicius Junior, në ndeshjen kundër Real Madrid.

Vendimi përfundimtar i gjykatës ishte i prerë: denim për të tre personat që lëshuan kore raciste gjatë ndeshjes ndaj brazilianit të Real Madrid. Ata janë dënuar me 12 muaj burgim (reduktuar në 8 muaj për shkak të gjykimit të shkurtuar) si dhe përjashtim përjetë nga të gjitha stadiumet, për shkeljen e artikullit 173.1 të Kodit Penal “Diskriminim për arsye racore”.

Një denim historiik dhe shumë i fortë i dhënë nga gjykata spanjolle, i cili mund të jetë një precendent shumë i rëndësishëm, për t’u aplikuar në të ardhmen edhe nga shtete të tjera, në të cilat janë vënë re shpeshherë deklarata fyese dhe raciste nga tifozët dhe jo vetëm.

S.Dh/ReportTv.al
Komento
  • Sondazhi i ditës:

    Si e vlerësoni mbylljen e TikTok në Shqipëri për një vit?