Fytyra pa grim dhe filtra e Jennifer Lopez shkaktoi polemika në rrjet, çfarë i bëri njerëzit të flasin kaq shumë

16 Gusht 2023, 15:03| Përditesimi: 16 Gusht 2023, 15:26

  • Share

Jennifer Lopez, 54 vjeç, duket se ka gjetur “sekretin” e rinisë së përjetshme dhe njerëzit s’duan ta besojnë.

Në llogarinë e saj në Instagram, ajo u shfaq në një video ku shpjegonte hap pas hapi trajtimet që i bënte fytyrës së saj duke përdorur produktet e linjës së vet. JLo shpjegoi se ishte pa grim dhe pa filtra fare, mirëpo njerëzit s’e besuan

Atyre iu duk e pamundur që një 54-vjeçare të kishte një lëkurë të tillë si bebe dhe shprehen se nëse s’ka vendosur filtra, përsëri nuk është merita e hapave të rutinës së saj që ia bën lëkurën thuajse ‘perfekte’.

M.T//ReportTv.al
Komento
  • Sondazhi i ditës:

    Vrasja e 14 vjeçarit, çfarë duhet të bëjë Shqipëria me TikTok e Snap Chat?