Bota

G20, nënshkruhet një marrëveshje për klimën, pa SHBA-në

29 Qershor 2019, 15:18| Përditesimi: 29 Qershor 2019, 15:21

  • Share

Shtetet anëtare të G20-ës nënshkruan sot në Osaka (Japoni) një marrëveshje për klimën, me përjashtim të SHBA-së, ashtu si dhe gjatë dy samiteve të mëparshme, njoftuan sot pala franceze dhe ajo gjermane.

‘’Teksti për klimën u miratua’’, bëri të ditur grupi shoqërues i presidentit, Emmanuel Macron pak përpara seancës përmbyllëse të G20-ës.

Kjo marrëveshje, në formatin 19+1, rikonfirmon mbështetjen e të 19, përfshirë Kinën, Francën dhe Gjermaninë, për marrëveshjen kryesore në luftën kundër ngrohjes klimatike të nënshkruar në 2015 në Paris, ndërsa SHBA-ja u tërhoq në 2017.

Të shtunën në mëngjes u nënshkrua pas negociatash të gjata, të shndërruara të vështira nga tentativa e SHBA-së për të bllokuar një deklaratë në një format të ngjashëm me atë të G20-ës në Hamburg në 2017 dhe Buenos Aires në 2018.

Komento

Komente

  • Sondazhi i ditës:

    Sipas jush, a mund të integrohet Shqipëria në BE brenda 2030-ës?