Joe Biden dhe Giorgia Meloni në mbledhjen e G7

G7 konfirmon zotimin për të vendosur masa të ashpra ndaj Rusisë

16 Nëntor, 15:31| Përditesimi: 16 Nëntor, 15:33

  • Share

Udhëheqësit e grupit të shtatë vendeve më të industrializuara G7 konfirmuan të shtunën zotimin për të vazhduar politikën e vendosjes së masave të ashpra ndaj Rusisë, për shkak të sulmit në shkallë të gjerë ndaj Ukrainës, përmes sanksioneve, kontrollit të eksperteve dhe mekanizmave të tjerë. G7 u zotua për ta vazhduar mbështetjen ndaj Ukrainës për sa kohë të jetë e nevojshme.

“Rusia vazhdon të jetë pengesa e vetme për një paqe të drejtë dhe të qëndrueshme”, thuhej në një deklaratë të përbashkët të bërë publike të shtunën, të miratuar në “mbështetje të Kievit, ndërsa po mbushen një mijë ditë nga fillimi i agresionit rus ndaj Ukrainës”.

Italia ka presidencën e radhës së G7, pjesë e së cilës janë edhe Shtetet e Bashkuara, Kanadaja, Japonia, Franca, Gjermania dhe Britania.

“G7 konfirmon angazhimin për të vënë masa të ashpra ndaj Rusisë, përmes sanksioneve. Qëndrojmë të bashkuar përkrah Ukrainës”, thuhej në deklaratë./ VOA

G.K/ReportTv.al
Komento
  • Sondazhi i ditës:

    Vrasja e 14 vjeçarit, çfarë duhet të bëjë Shqipëria me TikTok e Snap Chat?