G7 për Iranin: Ndaloni furnizimet me armë për Rusinë! Shkëmbehen 206 të burgosur mes Moskës dhe Kievit

14 Shtator, 19:53| Përditesimi: 14 Shtator, 20:06

  • Share

Ministrat e Jashtëm të G7 shprehën "dënimin e tyre më të fortë" për furnizimin e Iranit me raketa balistike për Rusinë.

Po ashtu, ministrat e Jashtëm të G7 i bënë thirrje Teheranit që t'i japë fund sa më shpejt të jetë e mundur furnizimit me armë.

"Dëshmia se Irani ka vazhduar të transferojë armatime në Rusi, pavarësisht kërkesave të përsëritura ndërkombëtare për t'i dhënë fund asaj", thuhët në shkrim të G7.

Ndërkohë, Rusia dhe Ukraina vijojnë shkëmbimin e të burgosurve. Dy vendet kanë shkëmbyer 206 robër lufte, përfshirë ushtarë rusë të kapur nga ushtria ukrainase gjatë bastisjes kufitare në rajonin e Kurskut.

Ministria ruse e Mbrojtjes tha në një deklaratë se secila palë ka shkëmbyer 103 ushtarë me ndërmjetësimin e Emirateve të Bashkuara Arabe./La Repubblica 

S.B/ReportTv.al
Komento

Komente

  • Bim: 15/09/2024 08:31

    E bukur eshte se vendet e G7 jan vendetta me eksportin me te larte te armatimeve duke i shitur e shpesh falur armatime edhe shtetit terrorist qe eshte duke kryeministri nje genocid ne Gaza ne kete moment por keto e kan ndergjegjjen e tyre te paster dhe mund ti thojn nje shtetit tjeter mos shit arme. Hipokrizia e fodulleku ne kete bote qenka e pafund

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:

    Vrasja e 14 vjeçarit, çfarë duhet të bëjë Shqipëria me TikTok e Snap Chat?