Gabime me bankat, mbi 2.7 mijë punonjës pa pagë luftë! Tatimet: Korrigjojini llogaritë deri në 31 gusht

27 Gusht 2020, 14:34| Përditesimi: 27 Gusht 2020, 16:42

  • Share

Teksa kanë mbetur edhe 4 ditë nga përfundimi i afatit, që kanë punonjësit për të korrigjuar llogaritë bankare në mënyrë që të përfitojnë pagat e luftës, Drejtoria e Tatimeve njofton se janë edhe 2786 llogari të pa rregulluara.

Pra, deri më tani këta punonjës nuk e kanë marrë pagën që ju takon për shkak se llogaria e tyre është dërguar gabim. Gabimi është bërë në emrin e bankës dhe në të dhënat e IBAN, për këtë arsye Tatimet në faqen e tyre kanë publikuar edhe formularin që duhet të plotësojnë individët që të marrin ndihmën që ju takon.

Janë rreth 545 persona nga paketa e pare që përfitojnë 3 paga nga 26 mijë lekë dhe 2241 individë përfitues të paketës së dytë pra pagës prej 40 mijë lekësh që ende nuk e kanë kryer procesin e saktësimit tё këtyre tё dhënave e për pasojë nuk e kanë marrë atë.

Për këtë arsye Tatimet ju bëjnë thirrje tё gjithë tatimpaguesve, qё tё kontrollojnë llogarinë e tyre në e-filling, sepse vetëm pas dorëzimit të formularit korrigjues do të vijohet menjëherë me kalimin në mënyrë automatike të masës së përfitimit.

//ReportTv.al
Komento
  • Sondazhi i ditës:

    Vrasja e 14 vjeçarit, çfarë duhet të bëjë Shqipëria me TikTok e Snap Chat?