Danny Makkelie

Gabimet në Euro 2024, UEFA përjashton dy arbitra nga turneu i Gjermanisë

30 Qershor, 21:51| Përditesimi: 30 Qershor, 21:55

  • Share

UEFA është treguar me dorë të hekurt me dy gjyqtarët Danny Makkelie dhe Facundo Tello, të cilët janë dërguar në shtëpi pas fazës së grupeve të Euro 2024 dhe nuk do mund të jenë më në drejtimin e sfidave të eventit që po zhvillohet në Gjermani.

Danny Makkelie/ Arbitri holandez është informuar nga UEFA se nuk do të gjykojë më asnjë ndeshje në fazën finale të Kampionatit Evropian. Arsyeja? Polemikat e shumta kundër tij pas dy ndeshjeve të arbitruara në fazën e grupeve, Gjermani-Hungari dhe Itali-Kroaci.

Edhe Facundo Tello nuk do jetë më në aksion pasi gaboi kundër Skocisë, duke mohuar një penallti që nuk u pa as me VAR. Sipas The Sun, gjashtë nga 19 gjyqtarët që ishin pjesë e Euro 2024 janë dërguar në shtëpi pasi iu bë më dije se nuk do të ndajnë më drejtësinë në ndonjë ndeshje.

S.Dh/ReportTv.al
Komento
  • Sondazhi i ditës:

    Vrasja e 14 vjeçarit, çfarë duhet të bëjë Shqipëria me TikTok e Snap Chat?