Sociale

Lira Gjika: 'GABIMET që bëjnë prindërit shqiptarë...dhe pastaj presin që fëmijët të bëhen të zot!'

15 Tetor 2019, 12:25| Përditesimi: 15 Tetor 2019, 13:29

  • Share

TIRANE  - Shpesh herë, pa vetëdije, me përkujdesje të tepruara ndaj fëmijëve, prindërit bëhen shkak për jetën shoqërore dhe emocionale jo të shëndetshme të tyre.  Mjekja pediatre, Lira Gjika, thotë se frikërat e vetë prindërve për të mos i lënë fëmijët e tyre të njohin dhe të prekin vetë mjedisin, duke nisur nga veprimet që siç mjekja i shpjegon, mund t'i bëjë çdo prind. Por përse duhet të bëni mjaft kujdes në ato që 'urdhëroni' për të mos i bërë fëmija, dhe veçanërisht në epitetet që i vini? Të gjitha këto, sipas mjekes pediatre, ndikojnë që fëmijët të bëhen tipa të heshtur, të ndrojtur, dhe të papërgjegjshëm!

"Ajo që e karakterizon edukimin tonë, është frika. “Vishe se do sëmuret, apo vishe se do ftohet”, “Ushqeje me zor se do dobësohet”. “Mos e lër të hipi shkallët se do të rrëzohet” “mos e lër me biçikletë se do e shtypi makina” “mos e lër të laget se do ftohet” dhe mund të vazhdohet pa fund, duke cituar frikërat e nënave dhe gjysheve, po për fat të keq edhe të baballarëve. Ne të rriturit, e dimë veten si shpëtimtarët e fëmijëve, në fakt i i pengojmë dhe i bëjmë të paaftë për tu rritur e për ta njohur vetë mjedisin. Me këtë lloj pseudo-përkujdesje i pengojmë të fitojnë atë lloj zhdërvjelltësie fizike dhe psiko-emocionale që jep eksplorimi dhe arritja e një veprimi të bërë vetë. Mirë që i pengojmë sepse kemi vetë frikë, por ajo që e bën këtë mënyrë edukimi të rëndë për fëmijën është etiketimi: “ky mi, ky është i ngordhur”. Ose “ky është qullac,” “këtë e kalojnë të gjithë” dhe për ta mbyllur, pasi kanë numëruar epitetet, fillojnë dhe qeshin. Dhe pastaj pretendojmë, që fëmijët tanë të bëhen të rritur të zot, kurajozë e të përgjegjshëm", shkruan Lira Gjika në rrjetet sociale.

G.M./a.m./ReportTv.al
Komento

Komente

  • Vlore: 16/10/2019 12:47

    Po eshte e vertet ... Po i thosha djalit mos u kuluvar te tubolari gomones se do bjesh ne dete dhe ra... po zhazhdon eben prape.... hahaha seshte trembure

    Përgjigju
  • Proka: 16/10/2019 11:42

    Ne thelb gabimi behet si pasoje e friges qe kane ne vehte prinderit per femijet. Kjo dukuri tek Shqiptaret eshte me e rende per arsye se prinderit deshirojne te paraqiten si prinder perfekt qe mundesojne cdo gje per femijet e tyre. Nga ana psikologjike femija deshiron vet te beje zbulimin e gjerave qe nga femijeria e hershme por qe ne fillim jane prinderit qe nje gje te tille ndalojne per arsye te panevojshme dhe te pa kuptuar per njeriun normal.

    Përgjigju
  • Elton: 15/10/2019 18:53

    Po Fredi pse e kap kaq keq me vlonjatet . Kushedi cfare i kane bere

    Përgjigju
    • Tarrasi: 17/10/2019 03:00

      I kane cuar motren ushtare ndaj...

  • Fredi: 15/10/2019 15:37

    Në kët artikull psh nuk do gjesh asnji koment vlonjatësh pasi ata nuk kanë nivel njohjeje për gjona të tilla. Jepu skafin dhe atë dinë ta bojn mirë!

    Përgjigju
    • Tarrasi: 17/10/2019 03:03

      Po ty Fredo ca te pelqen me shume:Koka ne lum,apo ai muhabeti qe e njeh mire ti familjarisht...

  • Kafsha: 15/10/2019 12:59

    Mire e ke moj mjeke por the njeren anë ekstreme. Po ekstremin e anes tjeter përse nuk e permend? Ekstremi i anes tjeter eshte ta lesh femijen te beje si te doje (psikologjia e sotme në Europe për arsyet e frikerave te ekstremit te pare), duke shkuar psh në shkolle fillore, çunat të lyer e gishtat me manykyr. Kjo çar eshte? Nuk eshte psiqizem nga nje anë tjeter ekstreme? Apo kur femija 10-11 vjeçar thotë: mbylle deren me ler rehat së vendos vetë! Jo-jo, as e para e as e dyta janë të shendetshme por diçka e mesme. Çelesi i ekujlibrit eshte gershetimi i lirisë me frikën!

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:

    Nis fushata zgjedhore për 11 majin, si e parashikoni?