Shëndeti

Gabimet që keni bërë deri tani në larjen e dhëmbëve, stomatologu: Hiqni pastën! (VIDEO)

10 Tetor 2019, 12:40| Përditesimi: 10 Tetor 2019, 14:22

  • Share

Mirëmbajtja për dhëmbët sipas stomatologut Gjergji Dilo nis që para se të dalin dhëmbët e para. Dilo thotë në “Rreze Dielli” se nuk është pasta e dhëmbëve ajo që ka rëndësi në mirëmbajtjen e dhëmbëve tuaj, madje shton se mund të mos e përdorni fare.

Pasta e dhëmbëve ndihmon deri diku, lubrifikon deri diku, por ne kur i mësojmë pacientët të pastrojnë dhëmbët sicc duhet, për një javë ia heqim komplet pastën e dhëmbëve, Kjo pasi truri jonë ka disa receprorë në gjuhë, dhe sapo gjuha ndjen shijen e pastës, mendoni se i keni larë dhëmbët, por një dhëmb duhet 24 sekonda që të pastrohet. Pastave të reja ia kanë hequr shijen e mentes në mënyrë që truri të mos reagojë në këtë mënyrë, prandaj pastën e heqim derisa të mësohet teknika e të pastruarit të dhëmbëve. Njëherë në 3 muaj të bëhet pastrimi profesional”-shprehet Dilo.

Ai rekomandon që furçat më të mira për të pastruar dhëmbët tuaja janë ato sonike dhe elektrike.

D.M./b.ha./ReportTv.al
Komento

Komente

  • Sportisti: 10/10/2019 14:06

    Paske pirë whisky kinez lale.....ndërroje dyqanin sa je në kohë.....se na hape barkun...

    Përgjigju
  • Dentist: 10/10/2019 13:06

    Ja ka fut kot fare ne kto teori marsiane. Ktu nuk eshte problemi i receptoreve te gjuhes sesa i njerezve qe thjesht nuk i lajne. Edhe furcat manuale jane shume Ok nese i perdor.

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:

    Zgjedhjet e 11 majit, cila listë e kandidatëve iu bind më shumë?