Gabimi i arbitrit dhe VAR-it në ndeshjen Cadiz 1-1 Elche rrezikon që të krijojë një precedent në La Liga. Cadiz fillimisht kërkoi nga Federata Spanjolle e Futbollit që ndeshja të përsëritej, gjë që nuk u mor në konsideratë. Cadiz nuk është dorëzuar dhe çështjen e ka dërguar në CAS e Lozanës për drejtësi sportive.
Për ankesën në fjalë Cadiz kërkon që të pezullohet La Liga e futbollit. Klubi i elitës spanjolle kërkon një vendim të menjëhershëm pas ngjarjes dhe goli të parregull që u hoqi pikët.
Më 16 janar, për javën e 17-të të La Ligas, Cadiz po fitonte 1-0 ndaj Elche-s (aktualisht i fundit në tabelë), por sfida u barazua 1-1 në fund. Një gabim i arbitrit dhe VAR-it dëmtoi Cadizin në atë duel.
Nga salla e VAR-it nuk vunë re që lojtari ishte në pozicion jashtë loje, veprim që e njohën pas ndeshjes. Edhe gjyqtari i ndeshjes, Carlos Del Cerro Grande kërkoi falje pas duelit. Tanimë do jetë CAS që do vendosë për fatet e La Ligas, me Cadiz që kërkon pezullimin e ligës elitare spanjolle.