Kronikë

Grabisnin telefona e supermarkete, arrestohen 2 persona në Cërrik

13 Shtator, 14:17| Përditesimi: 13 Shtator, 14:52

  • Share

Dy persona janë arrestuar nga Policia e Elbasanit si autorë të dy vjedhjeve të ndodhura në Cërrik.

Të arresuar janë K. M., 31 vjeç dhe Xh. S., 35 vjeç, ky i fundit i dënuar më parë po për të njëjtën vepër penale.

35-vjeçari gjatë një periudhe rreth 2-javore, ka vjedhur produkte me vlerë rreth 100 000 lekë të rinj, në një supermarket, në qytetin e Cërrikut ndërsa i arrestuari tjetër, një ditë më parë i ka vjedhur celularin një tjetër personi.

Sakaq, hetimet vijojnë për dokumentimin e plotë të ngjarjes si dhe për zbardhjen e rasteve të tjera ku këta persona mund të jenë autorë.

“Cërrik/Si rezultat i veprimeve të shpejta hetimore dhe operacionale, goditen 2 raste të vjedhjes së pronës.

Vihen në pranga 2 autorët e dyshuar, njëri prej të cilëve i dënuar më parë për të njëjtën vepër penale.

Shërbimet e Komisariatit të Policisë Cërrik, si rezultat i veprimeve të shpejta hetimore dhe operacionale, të kryera menjëherë pas kallëzimeve për dy raste të vjedhjes, kanë bërë të mundur identifikimin, lokalizimin dhe arrestimin e autorëve të dyshuar.

 Në pranga u vunë shtetasit:

- Xh. S., 35 vjeç, banues në Cërrik, i dënuar më parë për vjedhje.

35-vjeçari dyshohet se, gjatë një periudhe rreth 2-javore, ka vjedhur produkte me vlerë rreth 100 000 lekë të rinj, në një supermarket, në qytetin e Cërrikut.

- K. M., 31 vjeç, banues në Cërrik.

31-vjeçari ,dyshohet se më datë 12.09.2025, i ka vjedhur celularin shtetasit A. H., 62 vjeç.

Vijojnë hetimet për dokumentimin e plotë të veprimtarisë kriminale të këtyre shtetasve dhe për identifikimin e rasteve të tjera të vjedhjes që mund të kenë kryer.

Materialet procedurale iu referuan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Elbasan, për veprime të mëtejshme”, njofton policia e Cërrikut.

SI.E./I.M/ReportTv.al
Komento

Komente

  • Sondazhi i ditës:

    Si i vlerësoni ndryshimet që bëri Rama në kabinetin qeverisës?